“SPAK po i jep fund epokës së pandëshkueshmërisë”, Basha: Për të sjell ndryshimin duhet nje bashkim i gjerë shoqëror

Në emisionin “Ekspres” në RTSH, kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, vlerësoi punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Sipas tij, epoka e kur një grusht politikanësh i shpëtonin drejtësisë po shkon drejt fundit fal angazhimit të institucioneve të reja të drejtësië, për të cilën demokratët euroatlantikë e mbështesim pa asnjë rezervë.

Basha më tej tha se për të sjell ndryshimin duhet që të gjitha faktorët e shoqërisë të funksionojnë, si politika, media e lirë, opinioni publik, roli i grupeve të interesit, roli i shtresës së mesme, për të mundësuar këtë rotacion një herë e mirë.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Së pari dua edhe një herë të vlerësoj maksmalisht punën e institucioneve të reja të drejtësisë dhe punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Fenomenit që po kështu karakterizon këtë tension midis shumicës popullsisë dhe një grushti politikanësh. Ku shumica e popullsisë goditen, shpesh herë edhe në mënyrë të padrejtë, provojnë shijen e ligjit apo të zbatimit të ligjit edhe për gjëra të vogla, ndërsa një grusht politikanësh edhe për krime të rënda, për aferat më të rënda korruptive kanë arritur t’i shpëtojnë për një kohë të gjatë llogaridhënies para ligjit. Kjo epokë duket se po shkon drejt fundit fal angazhimit të SPAK të cilën ne demokratët euroatlantikë e mbështesim pa asnjë rezervë. Se roli i politikës në një vend normal, në një vend të emancipuar nga sëmundjet e tranzicionit është pikërisht ky: të qëndrojë larg drejtësisë dhe të mbështesë në të gjitha format dhe mënyrat një drejtësi të pavarur dhe profesionale e cila është e verbër sa i takon statusit të të pandehurit. Nëse janë qytetarë të thjesht apo politikanë më të pushtetshëm në vend, qeveritar apo ish qeveritar, duhet të japin llogari para ligjit. Kështu që në këtë drejtim SPAK-u po jep kontributin e vet, por asnjë faktor i vetëm nuk mund të sjell ndryshimin që duam të gjithë. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë, e në veçanti kur vjen fjala tek ata që duhet të zgjidhen me votë, apo duhet të japin llogari para votuesve, duhet të funksionojë edhe ana e demokracisë. Të dyja bashkë, por edhe aspekte të tjera të një shoqërie të shëndosh, media e lirë, opinioni publik, roli i grupeve të interesit, roli i shtresës së mesme, të gjitha këto duhet të bashkohen për të mundësuar një ndryshim një herë e mirë, që të mbyll një herë e mirë 34 vite të tranzicionit dhe t’i japë shqiptarëve një perspektivë të re.

Artikulli paraprakBasha: Korrupsioni i qeverisë që ka çuar zyrtarë në burg tregon që Rama ose është në krye të tij, ose nuk bën as për rojtar vreshti
Artikulli tjetërBasha: Progres Raporti i BE-së tregoi se Rama dhe Berisha bashkëpunojnë kundër interesave të shqiptarëve