“SPAK po targetohet nga qeveria”, Basha: Kush ka panik nga hetimet, Zoti ia shtoftë!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët nga ambientet e selisë së tij.

Basha u shpreh se duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor, ndërsa theksoi se SPAK si e vetmja hallkë që funksionon po sulmohet nga qeveria.

Sipas tij qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un

“Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor. SPAK e vetmja hallkë që funksionon sulmohet nga qeveria. Qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un. Nëse qeveria nën ankthin e asaj që ka nisur, vënia para drejtësisë përgjegjësit për korrupsion, kanë nisur përpjekjen për kontroll ndaj institucioneve të drejtësisë, do të ndeshen në kundërshtimin e fortë të PD. PD ka mbështetje pa kushte ndaj SPAK. Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakRezoluta për konfiskimin e pasurive ruse, Basha: Mesazh kundër Putin dhe të gjithë agresorëve, Shqipëria të qëndrojë në krah të Kosovës
Artikulli tjetër“Ik Enkelejd të vijë Oerdi”- Komisioni i Reformës Zgjedhore u zhvillua online, thirrja e Bashës: S’duhet të humbasim kohë me qaravitje