“SPAK po thërret figura të larta”- Bejko: Drejtësia nuk është e kapur nga politika

Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është shprehur se zhvillimet e fundit tregojnë që drejtësia nuk është e kapur nga politika.

Komentet Bejko i bëri përmes një interviste në “EuroNews Now” në EuroNews Albania, ku tha se SPAK po thërret figura të larta kohët e fundit dhe sipas tij, të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, do të ndëshkohen.

Komentet Bejko i bëri pas marrjen në pyetje gjatë ditës së sotme të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Metës, nga SPAK, lidhur me aferën CEZ-DIA.

Ai foli edhe për zhvillimet në PD dhe tha se kjo forcë politike është në një moment ristrukturimi.

“Filluam të mësohemi me faktin se SPAK po thërret çdo ditë e më shumë figura të larta të shtetit shqiptar. Të gjithë figurat përfundimisht, drejtësia që ishte e kapur nga politika, tani po jep shenja të qarta që e kapur nga politika nuk është.

Tranzicioni i gjatë politik duhet të marrë fund në Shqipëri. Shqiptarëve u ka munguar drejtësia, nuk ka zgjidhur as çështjen e pronës dhe as atë të stabilitetit. Mungesa e drejtësisë ka bërë që edhe ekonomia të mos jetë një ekonomi e tregut të lirë, por në rastin më të mirë e monopolizuar. Opozita duhet t’i çlirojë të gjithë vargonjtë që e bëjnë të pamundur zhvillimin e vendit.

Basha nuk shkon në takime për të bërë pyetje, por për të bashkëbiseduar. Sa më shumë takime në terren të bësh, aq më shumë vota merr. PD është në një moment të ristrukturimit të saj. Basha vuri pikat mbi për çështjen e Kosovës dhe doli ashtu siç tha ai. Sepse është njohës shumë i mirë i çështjes së Kosovës. Akuza Bashës i janë hedhur pafundësisht këto kohë dhe koha e vërtetoi që të gjitha janë shpifje”, është shprehur Bejko.

Exit mobile version