SPAK sekuestron celularin e kryebashkiakut të PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar celularin e kryebashkiakut socialist të Vaut te Dejes, Kristian Shkreli.

 

Gazetarja Klodiana Lala raporton se vendimi u mor në kuadër të një hetimi që SPAK po zhvillon për korrupsion zgjedhor të subjektit politik të Partisë Socialdemokrate.

Po me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, janë sekuestruar edhe celularët e disa mbështetëse të PDS-së, pasi ka dyshime se janë përfshirë në shit-blerjen e votës në Qarkun Shkodër, ku partia e Tom Doshit ka marrë 2 mandate.

Sekuestrimi i celularit Kristian Shkrelit vjen katër ditë pas zgjedhjeve parlamentare ku në Vaun e Dejës, PSD-ja doli forcë e parë.

Kryebashkiaku i PS-së ishte në shënjestër të kritikave të kryeministrit Edi Rama, ku gjatë një takimi që ky i fundit zhvilloi në Shkodër, në përmbyllje të fushatës elektorale ku iu drejtua me fjalët: “Kristian, mos luaj më dy porta Kristian”.

Gjatë ditën së djeshme (14 Maj) SPAK dhe BKH, në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë ushtruar kontrolle përveç Qarkut Shkodër, edhe në disa qarqe të tjera, lidhur me hetimet që po kryhen për krim zgjedhor.

Artikulli paraprakAzgan Haklaj në aktivitetin përkujtimor të UÇPMB-së: Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Artikulli tjetërE djathta dhe e majta, një dallim që na duhet sidomos sot në mes të kësaj krize