Nën lupën e spak nuk janë vetëm trafikantët që operojnë brenda vendit por dhe ata që janë jashtë vendit.
Pasuritë e dy shqiptarëve nga Kosova, Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut, të cilët po hetohen nga autoritetet gjermane për trafik në sasi të mëdha nga Amerika Latine në Gjermani, janë sekuestruar nga SPAK.
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë”, të ndryshuar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar procedimin pasuror nr.5, datë 26.02.2024, në lidhje me pasuritë në zotërim të subjekteve Princ Dobroshi dhe Olsi Syziu, si dhe personave të lidhur me ta.