SPAK, shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!

Nga Azgan Haklaj

Periudha gati dy mujore e largimit të ekspertëve amerikanë të atashuar pranë SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë pas vendimit të Presidentit Trump për ndërprerje dhe rishikim të fondeve ndërkombëtare haptazi entuziasmoi dyshen e alarmuar Berisha-Rama.
Me gjuhë të koduar e jo rrallë direkte është paravendosur nga establishmenti i politikës autokratike që pas zgjedhjeve të 11-të majit me ujdi e në unison prokuroria dhe gjykatat e posaçme do të “displinoheshin” në mos të shkriheshin e “standartizoheshin”.
Mirëpo buzeqeshja e ngërdheshja e gojëve të vrerosura politike nuk zgjati shumë.
Pas disa deklaratave mbështetëse për SPAK-un dje u panë të rikthehen në këtë institucion ekspertët amerikanë.
Pra duket qartë se SHBA, Mbreteria e Bashkuar dhe BE po mbrojnë në vijimësi investimin e tyre nisur nga rezultatet e arritura në penalizimin e politikanëve, zyrtarëve të lartë shtetërorë si dhe bandave të krimit të organizuar.
Në këtë rikthim domethënës duket se ndikon direkt dhe konsiderata masive pozitive e shqiptarëve për veprimet e këtyre institucioneve.
Pra sot SPAK është jo vetëm institucioni më i besueshëm por është dhe prishësja e gjumit e establishmentit të vjetër politik, i cili po mbijeton e rivegjeton vetëm në saj të parave të pista të korrupsionit e krimit me të cilat mendon të grabisë e të shtyjë dhe një mandat tjetër 4 vjeçar nën hegjemonine Rama-Berisha!
Por nga logjika e veprimeve intensive e sistematike e veprimit të SPAK-ut dhe GJKKO-së por dhe nga info të sigurta duket se ato nuk ndalen, nuk shantazhohen dhe as intimidohen.
Gjithashtu ato kanë krijuar jo vetëm mevehtësinë por dhe mburojen e çelniktë nga presioni politik e kriminal ndaj në ditët e ardhshme do të ketë goditje të tjera befasuese që në fakt janë mëse imediate e emergjente në mënyrë që të mos gangrenizohet më tutje plaga e qelbëzuar e shkaktuar në trupin e shqiptarëve.
Ndryshimi i gjuhës nga Berisha duke parcializuar veprimin e prokurorëve e gjyqtarëve të ndryshëm të këtyre institucioneve apo agresiviteti që degradoi në servilizem nga Edi Rama për Altin Dumanin duket se nuk e turbullojnë kthjelltësinë e ujërave në institucionet e reja të posaçme kushtetuese të ligjit e drejtësisë.
Nëse një i pandehur në prag të arrestimit që braktisi gjyqinn për të pozuar me LaCivita në sheshin e Capitolit si Fatmir Mediu mendohet të jetë gomone shpëtimi për Berishën kjo është ëndërr që zgjat aq sa ëndrra e gomarit me prapanicë të shqyer nga ujku.
Krimi e korrupsioni janë identifikuar dhe dosjet po sistemohen për ti shoqëruar në institucionet e vuajtjes së denimit.
Milionat e vjedhura të inkasuara në banka e derdhur në kulla e investime të kësaj kaste kriminale janë identifikuar falë dhe ndihmës profesionale të aleatëve dhe shpejt do të sekuestrohen e ti kthehen buxhetit të grabitur të shtetit tonë.
Lufta ishte e vijon të ballafaqohet me sfida por mësymja ka marrë krahë dhe armiku i korruptuar e kriminalizuar është në ikje me alert.
SPAK-u sot në zhargonin shqiptar popullor ka marrë konotacionin shpresë dhe kjo flet vetë….!

Artikulli paraprakÇfarë përfshin paketa 800 miliardë euro për armatosjen e Bashkimit Europian?
Artikulli tjetërBIRN: Genocid ndaj popullsisë! Pesticidet kancerogjene të ndaluara në Europë tregtohen në Shqipëri