“SPAK të mbyllë veshët dhe të mprehë lapsin”, eksperti kushtetues: Parlamenti jep leje vetëm për masa arresti dhe kontroll të deputetit

Eksperti kushtetues Shkëlqim Hajdaraj foli për dosjen “Partizani” dhe akuzat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë një intervistë për emisionin” Kjo Javë” në News24.

Ai u shpreh kundër arrestimit të Berishës, ndërsa shtoi se masat e marra janë vendosur në mënyrë profesionale. Në lidhje me punën e SPAK, eksperti kushtetues tha se Prokuroria e Posaçme duhet të mbyllë veshët dhe të mprehë lapsin.

Juristët janë ndarë në dy kategori. Disa e konsiderojnë kufizim të lirisë ndalimin e daljes nga vendi. Vetë parlamentarët kanë lëshuar sovranitet dhe kanë lejuar gjykatat të veprojnë ndaj tyre përveç tre gjërave, arresti me burg, në shtëpi, kontrollin personal dhe të banesës. Një prokuror nuk i bën dot këto pa leje nga parlamenti.

Kjo është deklarative, nuk specifikohet. Nëse edhe detyrimi për paraqitje duhet të konfirmohet nga parlamenti, atëherë nuk ka pasur reformë. Ne jemi futur në demokraci edhe në prokurori.

Berisha nuk plotëson asnjë kriter për t’u arrestuar. Deri më tani masat për biznesmenin dhe për Berishën janë vendosur në mënyrë profesionale. Arresti me burg është, atë përjashtimore. Malltezi është mes dy palëve, është Berisha dhe zotëria tjetër që ka ndarë paratë (Bektashi). Malltezi nuk është 80 vjeç që të përfitonte nga masa. Unë nuk jam për masa sigurimi të ashpra. Për Malltezin kanë aplikuar arrest me burg, ndryshe për Berishën dhe Bektashin, për shkak të moshës.

Në lidhje me afatet e hetimeve, nuk kam dijeni pse kanë zgjatur afatin e hetimeve por nga ta dimë ne se mund të ketë një indicie. Kanë nevojë për të kryer veprime të tjera hetimore, mendoj unë.

Nuk ka pse arrestohet zoti Berisha, absolutisht. Nëse është në pozitë shtetërore dhe është në detyrë, vetëm atëherë mund të arrestohet, pasi mund të prishë provat. Nëse nuk ka shumë veprime hetimore kam përshtypje se kjo çështje brenda vitit 2024 përfundon. Një vit është i bollshëm për të gjykuar çështjen.”, u shpreh Hajdaraj.

Exit mobile version