Të martën, agjentët e BKH-së ka shkuar për të mbledhur materiale e dokumente në lidhje me pasuritë dhe transaksionet e bëra nga shtetasi Erion Veliaj dhe vëllai i tij Arbër Veliaj.
Redaksia ka mësuar nga burime zyrtare se oficerët e BKH-së kanë shkuar sot në disa banka të nivelit të dytë për të mbledhur dhe për të tërhequr të gjitha të dhënat nga llogaritë bankare për transaksionet që ka kryer Erion Veliaj, për transaksionet e bashkëshortës së tij, Ajola Xoxa, si dhe të vëllait të tij, Arbër Veliaj.
Pas veprimeve të BKH-së dhe mbledhjes së materialeve, qartësisht duket që BKH ka filluar të verifikojë lidhjet e forta të Erion Veliajt me drejtorët dhe jo vetëm për dosjen “5D”, por edhe për aferën e inceneratorëve.
Një ditë më parë, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me urdhër të SPAK-ut, shkuan në disa institucione dhe biznese private për të marrë dokumentacione të nevojshme për hetimet që vijojnë për dosjen “5D”.
Oficerët e BKH-së mundën të mblidhnin dokumente, ku tregohet bashkëpunimi i drejtorëve të Erion Veliajt me disa subjekte private, apo edhe institucione.
Pra, u kryen veprime në institucione e biznese duke verifikuar dokumente në lidhje me dosjen “5D”, pra duke mbledhur materiale për hetimin pasuror të drejtorëve.