“Spaletat” në Shtëpinë e Bardhë

Pas George Washington dhe për më shumë se një shekull, në Shtëpinë e Bardhë hynë shpesh ish ushtarakë, nganjëherë me gradë të lartë dhe me përvojë lufte të konsiderueshme. Por ka qenë Lufta e dytë Botërore ajo që ka prodhuar presidentë – veteranë të shumtë që kanë zënë Sallën Ovale deri në janarin e 1993. Në mënyrë të veçantë, pasi Eisenhower ka qenë shërbimi i bërë në US Navy, i shndërruar në instrument projektimi të fuqisë ushtarake amerikane, ai që e ka pasuar cursus honorum e shumë liderëve të zgjedhur për në Shtëpinë e Bardhë.

Në paragrafin e dytë Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara e 1787 është shumë e qartë: «Presidenti është kryekomandant i Ushtrisë i Marinës së Shteteve të Bashkuara dhe i Milicisë së shteteve të veçanta, kur do të thirretj në shërbim aktiv nga Shtetet e Bashkuara…». Nga viti 1947, me lindjen e një ministrie Mbrojtjeje të bashkuar dhe të US Air Force, nënkuptohet se presidenti i Shteteve të Bashkuara është komandanti (efektiv) i të gjitha forcave të armatosura, me detyrën e mbrojtjes së Republikës nga sulme të papritura dhe tagrin për të ndërmarrë aksione ushtarake mbrojtëese, por edhe parandaluese, pa pasur nevojën që shpallja e luftës të formalizohet nga dhomat e Kongresit.

Pjesa meë madhe e presidentëve që pasuan njëri tjetrin nga 1789 deri 1901 paraqisnin në cursus honorum e tyre një impenjim ushtarak të kryer në radhët e ushtrisë së rregullt apo në radhët e milicive të vullnetarëve. Pas 1960 banorët e Shtëpisë së Bardhë kanë pasur thuajse të gjithë një të kaluar në US Navy, si për të dëshmuar perspektivën e re perandorako – detare e Shteteve të Bashkuara, nga ana tjetër e shfaqur në dekadat e mëparshme me figurat e të dy Roosevelt, të dy zëvendësministra aktivë të Marinës, më pas si presidentë të impenjuar për ta fuqizuar sa të ishte e mundur atë.

Midis milicisë dhe ushtrisë

Nga ana tjetër, i pari i “baballarëve të atdheut”, George Washington (1732 – 1799), ish oficer i lartë i aftë i Milicisë së shtetit Virginia gjatë luftërave koloniale kundër francezëve më 1754 – 1759 , nga qershori i 1775 deri në dhjetorin e 1783 qe kryekomandant i Continental Army të 13 Kolonive të rebeluara kundër Anglisë gjatë Luftës për Pavarësi. Në fakt është pak e njohur se me lënien e presidencës të mbajtur nga 1789 deri më 1797, në korrikun e 1798 Washington u emërua nga pasuesi i tij si Lieutenant General, për të marrë komandën në pritje të një lufte të mundshme me Francën; gradë që e mbajti deri në vdekjen e tij (14 dhjetor 1799).

Pas Washington, për më shumë se një shekull në Shtëpinë e Bardhë u ulën shpesh ish ushtarakë, nganjëherë me gradë të lartë dhe me përvojë lufte të konsiderueshme: nëse grada e kolonelit të Milicisë së shtetit Virginia ju dha Thomas Jefferson (1743 – 1826) më 1775 dhe pasuesit të tij James Madison (1751 – 1836) ishte pak më shumë se honorifik, James Monroe (1758 – 1831) u bë major i Ushtrisë Kontinentale, duke mbetur i plagosur në betejën e Trenton. Monroe, që kishte kërkuar tashmë një komandë ushtarake me shpërthimin e konfliktit të dytë me Britaninë e Madhe më 1812, dhe atëbotë Sekretar Shteti, pas rënies së Washington në duart britanike (24 gusht 1814) u emërua ministër Lufte duke riorganizuar forcat amerikane pas humbjeve të rënda të pësuara. Veç të tjerash, Monroe emëroi kryekomandantin tjetër e forcave amerikane në Jug gjeneralmajorin Andrew Jackson (1767 – 1845), më pas vetë president nga 1829 deri më 1837. Ish veteran i Luftës për Pavarësi, gjatë së cilës ishte rekrutuar sapo kish mbushur të 12-at si korrier duke u plagosur dhe rënë rob, ishte zgjedhur komandant i përgjithshëm i Milicisë së shtetit Tennessee më 1802. Me shpërthimin e konfliktit të dytë anglo – amerikan, fillimisht drejtoi një fushatë fitimtare kundër indianëve Creek, për të asgjësuar më pas një trupë pushtuese britanike në betejën e New Orleans (7 janar 1815). Në periudhën 1816 – 1819 pushtoi Florida – i të cilës qe guvernator ushtarak – dhe mundi indianët Seminole, për ta lënë më pas shërbimin aktiv më 1822 edhe prej problemeve shëndetësore të lidhura me plagët e shumta të marra.

Më 1841 qe president – afërsisht një muaj, përpara se të ndërronte jetë – një tjetër ish gjeneralmajor fitimtar, William H. Harrison (1773 – 1841), që i rekrutuar më 1791 për të luftuar kundër indianëve, 20 vite më vonë udhëhoqi fushatën kundër fiseve Shawnee të Tecumseh, një prej luftëtarëve më të aftë indigjenë të Amerikës Veriore, duke e mundur në Tippecanoe e në Thames (1813), për të dhënë dorëheqjen më pas më 1814. Zëvendëspresidenti që e pasoi, John Tyler (1790 – 1862), kishte një përvojë ushtarake më modeste, ku kishte qenë rekrutuar si kapiten i Milicisë së shtetit Virginia më 1813, garnizoni në Richmond gjatë luftës anglo – amerikane. Edhe i pangjyri James Buchanan (1791 – 1868), president nga 1857 më 1861, mori pjesë në atë konflikt si ushtar i thjeshtë, pushkatar në Milicinë e shtetit Pennsylvania më 1814.

Një konflikt i ri, ai kundër Meksikës i periudhës 1846 – 1848, e furnizoi Shtëpinë e Bardhë me heroj ushtarakë të tjerë: është presidenti James K. Polk (1795 – 1849), që këtë liftë e deshi fuqimisht, nga ana e tij ishte zgjedhur më 1823 si kapiten kavalerie në Milicinë e shtetit Tennessee, duke arritur më pas gradën honorifike e kolonelit. Në nëntorin e 1848, pak muaj pas firmosjes së traktatit të paqes me Meksikën u zgjodh president gjeneralmajori Zachary Taylor (1784 – 1850), ushtaraku i parë i karrierës i US Army – ishte rekrutuar si toger këmbësorie më 1808 – që arriti në Shtëpinë e Bardhë në postin e lartë, pasi kishte krijuar emër kundër anglezëve e fiseve Seminole dhe më pas duke mundur meksikanët në beteja të ndryshme midis viteve 1846 e 1847. Pas vdekjes së Taylor në presidencë u ngjit zëvendësi i tij Millard Fillmore (1800 – 1874), që ish major i Gardës Kombëtare të shtetit New York, me shpërthimin e Luftës së Suksesionit i pari komandën honorifike.

Në vitin 1852 ata që konkurruan për presidencën qenë dy oficerë të tjerë veteranë të Meksikës: njëri ishte gjenerali Winfield Scott (1786 – 1866), një prej ludtëtarëve më të mëdhenj amerikanë e shekullit të XIX, kryekomandant i ushtirsë nga 1841 deri më 1861 (drejtoi edhe operacionet e para e Luftës së Suksesionit), që në peirudhën 1847 – 1848 i kishte dhënë goditjen fatale meksikanëve duke zbarkuar në Vera Cruz me një sulm amfib mjeshtëror, për të pushtuar më pas qytetin e Meksikos. Franklin Pierce (1804 – 1869) ishte në fakt një avokat nga viti 1831 i regjistruar në listat e Milicisë së shtetit New Hampshire; i privuar nga një përvojë reale ushtarake, gjithëesi ishte emëeruar për arësye politike gjeneral brigade i Vullnetarëve më 1847 dhe pikërisht me Scott ishte grindur gjatë marshimit në kryeqytetin armik. Nëse në fushë kishte fituar Scott, në kutitë e votimit triumfoi Pierce, që eëroi menjëherë një prej mbështetësve të tij si ministrë Lufte. Bëhej fjalë për Jefferson Davis (1808 – 1889), ishte nxënës për oficer në West Point dhe pjesëmarrës në luftën kundër kreut indian Black Falcon më 1832. I çmobilizuar më 1834, në vitin 1846 ishte emëruar kolonel i një regjimenti vullnetarësh të shtetit Mississippi, me të cilin kishte spikatur në Monterrey dhe Buena Vista. Pasi ka qenë një prej ministrave të Luftës më të mirë të Shteteve të Bashkuara (futi artilieri të reja fushore dhe mushqetat e para me tytat e vizuara, fuqizoi arsenalet dhe krijoi një trupë deveshë eksperimentale për patrullimin e zonave të pamata shkretërore jugore), në momentin e suksesionit në dhjetorin e 1860 u emërua gjeneralmajor, komandant i Milicisë së shtetit Mississippi, për t’u zgjedhur më pas president i Konfederatës (1861 – 1865), të cilë i drejtoi me mendjemadhësi të tepruar personalisht operacionet ushtarake.

Shok armësh pikërisht i Davis kundër Bëack Falcon, kishte qenë njeriu zgjedhja e të cilit si president në nëntorin e 1860 e kishte çuar Jugun të zgjidhte suksesionin: por Abraham Lincoln (1809 – 1865) në kurrikulumin e tij mund të regjistronte vetëm atë përvojë të shkurtër si kapiten i Milicisë së shtetit Illinois më 1832. Megjithatë pjesa më e madhe e historianëve bie dakord kur mendojnë se Lincoln gjatë shumë të vështirës Lufte për Suksesionin është demonstruar chef de guerre më i mirë i historisë amerikane. Grada gjeneral brigade e dhënë më 1862 zëvendësit të dhe më pas pasuesi tij nga 1865 më 1869, Andrew Johnson (1808 – 1875) qe në fakt një gjë honorifike, për të zyrtarizuar emërimin si guvernator ushtarak i shtetit Tennessee.

Veç kësaj, me përjashtimin e Grover Cleveland që u zgjodh president për dy mandate radhazi nga 1884 deri më 1992, konflikti siguroi një listë të gjatë presidentësh të farkëtuar në zjarrin e betejave. Më 1868 u zgjodh president luftëtari më i madh nordist i luftës së sapopërfunduar, gjenerali Ulysses S. Grant (1822 – 1885), ish ushtarak karriere dhe student i West Point, gjeneral brigade më 1861 dhe komandant fitimtar i ushtrive të Veriut, më pas kryekomandant i US Army nga marsi i 1864 në marsin e 1869.

Ata që i pasuar do të jenë 4 ish gjeneralë të tjerë unionistë. Nga 1877 më 1881 e drejtoi vendin Rutherford Hayes (1822 – 1893), që pasi ishte rekrutuar një kompani me shpërthimin e luftës u dallua në beteja të ndryshme, duke komanduar nga 1862 një brigadë dhe duke siguruar një patentë si gjeneralmajor (1864). Në vitin 1880 u zgjodh – për të përfunduar i vrarë një çikë më pak se 1 vit më vonë, James Garfield (1831 – 1881), që në vitin 1861 kishte rekrutuar një regjiment vullnetarësh të shtetit Ohio; gjeneral brigade në moshën 30 vjeçare, oficer i vyer shtatmadhorie dhe komandant divizioni, pas betejës së Chickamauga u promovua gjeneralmajor (shtator 1863).

Ai që e pasoi qe Chester Alan Arthur (1829 – 1886), që më 1861 ishte emëruar Kuartermaster  dhe gjeneral brigade i Milicisë së shtetit New York. Më 1888 u zgjodh Benjamin Harrison (1833 – 1901), nip i William Harrison, i promovuar kolonel më 1862 dhe i patentuar gjeneral brigade i Vullnetarëve në përfundim të luftës (1865). Së fundi, më 1896 zgjidhej William McKinley (1843 – 1901), cme të cilin do të përfundojë predominimi i veteranëve të Luftës Civile: në fakt ai ishte një ushtar trim nordist, i mobilizuar në moshën 18 vjeçare si vullnetar, deri sa është promovuar major (1864), duke marrë pjesë në mbi 30 beteja.

Presidentët “detarë”

Gjatë presidencës McKinley Shtetet e Bashkuara u gjetën në luftë me Spanjën (1898). Heroi i dalë nga konflikti i ri qe Theodore “Teddy” Roosevelt (1858 – 1919), një i apasionuar pas historisë detare që nga 1897 ishte nënsekretar i Marinës (dhe në realitet që kryente funksionet e ministrit, duke qenë se titullari ishte i sëmurë); pasi ka mobilizuar flotën, e mobilizua si vullnetar dhe me gradon e kolonelit u dallua në Kubë në krye të një regjimenti kalorësie, të famshmit Rough Riders. Si president në periudhën 1901 – 1909 do t’i transformonte Shtetet e Bashkuara në fuqi detare; as nuk duhet harruar se i kushëriri Franklyn D. Roosevelt (1882 – 1945), nga ana e tij president nga 1933 deri më 1945 dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, qe zëvenddësministër i Marinës nga 1913 deri më 1920, duke kontribuar në fuqizimin e saj nga viti 1916. Megjithatë, presidentët në detyrë nga 1901 deri më 1945 nuk gëzonin përvoja ushtarake të asnjë lloji dhe Lufta e Madhe, në të cilën Shtetet e Bashkuara ndërhynë në prillin e 1917, nuk prodhoi “presidenta me spaleta” të rinj përveçse në një masë minimale, anipse nuk duhet harruar se Teddy Roosevelt kërkoi të merrte pjesë me gradën e gjeneralit të Vullnetarëve, gjë që ju mohua.

Më 1945 F.D. Roosevelt e pasoi zëvendësi i tij Harry Truman (1884 – 1972), që i dha fund luftës duke urdhëruar hedhjet e bombave atomike mbi Japoni. I mobilizuar në Gardën Kombëtare e shtetit Missouri më 1905 (ku arriti gradën e kolonelit), në vitin 1918 Truman ishte dalluar në Argonne e në Vosgi si komandant artilerie në krye të baterisë së 129 të Divizionit të XXXV.

Por qe sidomos konflikti i dytë botëror çnjerëzor ai që dha një seri të gjatë presidentësh veteranë, të cilët kanë zënë Sallën Ovale deri në janarin e 1993, ndërsa akoma më 1996 një ish oficer sakat lufte, Bob Dole – vitlindja 1923 – ka qenë kandidati i republikanëve për Shtëpinë e Bardhë. Qysh më 1952 zgjidhej triumfalisht si president (deri më 1961) njeriu që kishte udhëhequr fitoren e Aleatëve në frontin europian, domethënë gjenerali Dwight D. Eisenhower (1890 – 1969), një ushtarak karrierë me dhunti të konsiderueshme intelektuale dhe organizative, i dalë nga West Point më 1915 dhe gjeneral brigade më 3 tetor 1941. Pas fitoes ndaj Gjermanisë ishte komanduar ushtrinë (1945 – 1948) dhe, për pasojë, i pari Supreme Allied Commander Europe i të sapolindurës NATO në periudhën 1950 – 1952. Por pas Eisenhower ka qenë shërbimi i kryer në US Navy, tashmë i shndërruar në instrumentin kryesor të projektimit të fuqisë luftarake amerikane, ai që ka pasuruar cursus honorum e shumë liderëve të zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti i parë ish marinar ka qenë John F. Kennedy (1917 – 1963), që kishte shërbyer në motosilurë gjatë fushatës së Paqësoritm duke arritur gradën e togerit të fregatës. JFK ishte mobilizuar si vullnetar më 1941, për të ndjekur më pas kursin për oficerë duke marrë pjesë kështu në aksione të ndryshme të Paqësorit Jugperëndimor në komandën e motosilurueses PT-109, që natën e 2 gushtit 1943 u shpua dhe u fundos nga kaçatorpedinieri japonet Amagiri; Kennedy arriti të shpëtojë ekuipazhin duke tërhequr pas vetes dhe duke dëmtuar një shpinë jo fort të shëndetshme, duke siguruar me këtë gjest dekorata të ndryshme, përpara se të çmobilizohej më 1945. Nuk mund të thuhet se tre djemtë në moshë ushtrie e klanit Kennedy kanë përfituar nga pozicioni i privilegjuar për të shmangur rreziqet e konfliktit: edhe Robert Kennedy, më pas i vrarë më 1968 teksa garonte si favorit për kandidaturën demokrate në Shtëpinë e Bardhë, më 1943 ishte mobilizuar në Naval Reserve në moshën 17 vjeçare, dhe më 1946 shërbeu me kërkesën e tij si marinar i thjeshtë në kaçatorpedinierin Joseph P. Kennedy, që kishte marrë emrin e vëllait të madh i vdekur në luftë më 1944.

Kur JFK u vra në Dallas më 22 nëntor 1963, për të zëvendësuar u thirr zëvendëspresidenti Lyndon B. Johnson (1908 – 1973). Edhe ky teksan i bëshëm që nga viti 1937 gjendej në Kongres nuk kishte hezituar të mobilizohej pas Pearl Harbour si oficer i Rezervës Detare, por duke kërkuar një emërim në vijën e parë. Roosevelt, që e vlerësonte gjykimin e Johnson, e përdori nga pranvera e 1942 si një lloj “inspektori” gjysmë zyrtar pë teatrin e Paqësorit Jugperëndimor, ku presidenti i ardhshëm punoi edhe në kontakt të ngushtë me gjeneralin MacArthur. Johnson mori pjesë në disa fluturime rikonjicioni (dhe qe afër goditjes nga japonezët), duke merituar një Silver Star dhe më 1948 promovimin në kapiten fregate. Veç kësaj, Kongresi e emëroi në krye të Nënkomitetit të fuqishëm për Çështjet Detare, ku Johnson dha një kontribut vendimtar për fuqizimin e US Navy në Paqësor.

Në vitin 1969 atë e pasoi një tjetër ish oficer Naval Reserve, Richard M. Nixon (1913 – 1994), që përpara se të fillonte një karrierë politike të shkëlqyer që do ta çonte në zëvendëspresidencën e Shteteve të Bashkuara me Eisenhower vetëm në moshën 39 vjeçare, me shpërthimin e luftës kishte ndjekur njl kurs stërvitor të Aviacionit Detar për t’u vendosur më pas pranë shërbimeve logjistike të South Pacific Combat Transport Command: do të mbesë tek Naval Reserve deri më 1966 duke arritur edhe ai gradën e kapitenit të fregatës.

Pasuesi i tij Gerald Ford (1913 – 2006), në detyrë pas dorëheqjes së Nixon të shkaktuara nga skandali Watergate më 1974, shërbeu edhe ai në Marinë nga 1941 deri më 1946, si oficer pilot i aviacionit detar. I mobilizuar menjëherë pas Pearl Harbor, më 13 prill 1942 emërohej roje detare, për t’u bërë më pas instruktor fluturimi. Toger fregate u dërgua në Paqësor, i imbarkuar më 1943 – 1944 në aeroplanmbajtësen Monterey, duke marrë pjesë në aksione lufte të shumta me Flotën e III dhe Flotën e V: Makin Island, Gilberts, sulm mbi Kavieng, mbështetje ndaj zbarkimeve në Kwajalein dhe Eniwetok. Në qershorin e 1944 mori pjesë edhe në betejën gjigande aerodetare të Ishujve Marianne dhe në tetorin e mëpasëm në operacionet mbështetëse për zbarkimin në Leyte. Më 18 – 19 dhjetor 1944 Monterey u godit nga një tajfun që fundoi 3 njësi dhe shkaktoi 800 viktima, ku edhe Ford rrezikoi që të flakej nga bordi. Ndëërsa aeroplanmbajtësja kishte ndaluar për të riparuar dëmet, u thirr në atdhe për të shërbyer si instruktor atletik i Marinës: i graduar kapiten korvete, u çmobilizua më 1946.

Nëse Ford kishte kryer në Marinë njëlloj si JFK, Johnson dhe Nixon një shërbim të nderuar prej qytetari – ushtar në një demokraci, për pasuesin e tij Jimmy Carter, i lindur më 1924 dhe në detyrë nga 1977 deri më 1981, ai detar qe në fakt një zgjedhje profesionale e filluar me pranimin në Akademinë e Annapolis në vitin 1942, nga ku doli shkëlqyeshëm më 1946, dhe më pas i vazhduar me aderimin pionieristik në grupin e përzgjedhur e njerëzve të destinuar për shërbimin në nëndetëset e reja bërthamore. Carter, që ishte diplomuar edhe në Inxhinieri Bërthamore, mori pjesë në projektimin e Nautilus, mjetit të parë me propulsion atomik i historisë i hyrë në shërbim më 1955. Por më 1953, tashmë toger fregate, ju desh të jepte dorëheqjen, pasi vdekja e të atit e detyronte që të merrte frenat e kompanisë së familjes, ama duke qëndruar në rezervë deri më 1961.

Në e kufizuar përvoja ushtarake e Ronald Reagan (1911 – 2004), një prej presidentëve më luftarakë të historisë amerikane, në detyrë nga 1981 deri më 1989 dhe “fitues” i Luftës së Ftohtë. Reagan e kishte veshur uniformën gjatë Luftës së Dytë Botërore, edhe pse si aktor tashmë i famshëm (në 1942 ishte marrë në konsideratë për rolin më pas të besuar Humphrey Bogart tek Casablanca), u përdor sidomos në atdhe për detyra propagande. Presidenti i ardhshëm ishte mobilizuar në Army Enlisted Reserve më 1937 dhe ishte caktuar si nëntoger në një repart të kavalerisë. Në prillin e 1942 Reagan u thirr në shërbim aktiv, por për probleme shikimi u dërgua pranë një qendre grumbullimi në San Francisco si oficer ndërlidhës, për të kaluar më pas në Army Air Force, pranë zyrës së marrëdhënieve me publikun. Nga janari i 1943 u regjistrua pranë njësisë kinematografike të AAF (Motion Picture Unit), duke arritur gradën e kapitenit, për të dalë në lirim dhjetorin e 1945.

Me zëvendësin e Reagan, George H. Bush (1924 – 2018), nga ana e tij në drejtimin e vendit nga 1989 deri më 1993, rikthehen presidentët “detarë”, duke qenë se kishte shërbyer në Marinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u dalluar si piloti më i ri në shërbim i aerosiluruesve, dy herë i rrëezuar dhe duke kryer 58 misione lufte në Paqësor gjatë periudhës 1944 – 1945. Bush Senior ishte rekrutuar ditën e ditëlindjes së tij të 18-të (12 qershor 1942), ndëra mbrrinin lajmet e fitores së habitshme aerodetare të Midway: nga këtu zgjedhja për t’u bërë aviator detar dhe pas një kursi stërvitor 10 mujor ishte emëruar roje detare, duke marrë patentën si pilot. Në shtatorin e 1943 ishte caktuar në skuadriljen e aerosiluruesve VT-51 të imbarkuar në aeroplanmbajtësen e lehtë San Jacinto. Në majin e 1944, e agreguar në Task Force 58 e asit të famshëm të operacioneve aerodetare, kundëradmiralit Mark Mitscher, njësia mori pjesë në operacionet kundër ishujve të fortifikuar japonezë Markus dhe Wake; më 19 – 20 qershor Bush luftoi bashkë me qindra pilotë të tjerë të Marinës (midis të cilëve Gerald Ford) në betejën gjiganteske aerodetare të Ishujve Marianne, gjatë të cilës u detyrua të ulej prej një difekti në TBM “Avenger” e tij. Më 25 korrik Bush fundosi një anije të vogël tregëtare japoneze në afërsitë e Palau: pak ditë më pas u dekorua si nëntoger dhe mori pjesë në operacionet kundër ishujve Bonin. Më 2 shtator 1944, gjatë një sulmi tjetër kundër instalimeve kundërshtare në Chichi Jima, avioni i presidentit të ardhshëm u godit dhe u rrëzua në det. Dy shokët e ekuipazhit të Bush mbetën të vrarë, ndërsa piloti i ri u shpëtua disa orë më vonë nga nëndetësja Finback dhe për këtë u dekorua me Distinguished Flying Cross. Në nëntor rifilloi shërbimin në San Jacinto, atëhere e impenjuar në mbështetje të pushtimit të Ishujve Filippine, por pak javë më pas njësia u strehua në Guam dhe pilotët e saj, të dhjetuar (50% ishte vrarë apo plagosur), u dërguan për pushim në Shtetet e Bashkuara. Bush u regjistrua pranë bazës së Norfolk me cilësinë e instrukturot për aspirantët aerosilurues: në shtatorin e 1945 u çmobilizua. Mbi pesë presidentët e fundit të shteteve të Bashkuara ka shumë pak për të thënë.

Bill Clinton, që e ka drejtuar vendin nga 1993 deri më 2001, si pacifist nuk ka luftuar në Vietnam (megjithëse i përkiste njërës prej “klasave të luftës”, duke qenë i lindur më 1946), por i ka përdorur shumë herë trupat amerikane në aksion, nga Somalia në Haiti, nga Bosnja në Irak dhe në luftën e Kosovës.

Pasuesi dhe bashkëkohësi i tij George W. Bush, anipse i përkiste një familjeje të djathtë dhe me një baba hero lufte, edhe ai e ka “shmangur” Vietnamin. Më 1968 Bush Junior ishte mobilizuar faktikisht në Texas Air National Guard, duke shërbyer aty deri më 1974 si oficer pilot – edhe pse në testimet qëndrimore kishte dalë keq – por pa u dërguar kurrë në frontin indokinez, siç ka ndodhur në ato vite me rreth 10000 njerëz të Air National Guard. Jo se të pilotoje një prej gjuajtësve – rikonjitorëve të rëndë RF-4C “Phantom-2” nuk ishte e rrezikshme; djali i një tjetër personazhi VIP, Dean Martin Jr, pilot i California Air National Guard, u rrëzua me një avion të tillë më 1987. Por kritikët e kanë parë përvojën prej “ushtari fundjave” të Bush Junior si një alternativë komode ndaj dërgimit në Vietnam, falë edhe influencës familjare. Një tjetër president që i përket vitlindjes 1946, kontradiktori Donald Trump, i zgjedhur më 2016 dhe në detyrë deri 20 janarin e këtij viti, megjithëse student i ekskluzives New York Military Academy nga 1959 deri më 1964, nuk ka kryer kurrfarë shërbimi ushtarak as në atdhe, as në Vietnam, fillimisht për arësye studimesh dhe më pas shëndetësore. Rrugëtim identik me pasuesin e tij (dhe ish zëvendëspresident nga 2009 deri më 2017) Joe Biden, katër vjet më i madh (ka lindur më 20 nëntor 1942) dhe i zgjedhur në pragun e të 78-ave nëntorin e 2020 për mandatin 2021 – 2025; edhe presidenti aktual demokrat – më i moshuari në histori – as nuk u mobilizua, as nuk luftoi në Vietnam për motive shëndetësore dhe studimore.

Tre pozicione, ato të Bush Junior, Trump dhe Biden që kanë tërhequr kritikën e kujt në epokën e Vietnamit ka përjetuar një fat ndryshe nga ai i meshkujve në moshë ushtarake për këta pinjoj të privilegjuar familjes të pasura e të fuqishme. Për Barack Obama, i lindur më 1961 dhe i zgjedhur më 2008, problemi nuk paraqitet, duke qenë se është rritur pas abrogimit të shërbimit të detyruar ushtarak më 1973.

(nga Storica)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakAksident me vdekje në Kavajë, gjendet i varur 35 vjeçari në Shkodër
Artikulli tjetërTesti/ 15 policë në Vlorë përdorues droge