Kundër Shqipërisë do të jetë dhe Andres Iniesta. Trajneri i Spanjës, Julian Lopetegui ka bërë publike listën me futbollistët që do të grumbullojë për dy impenjimet e radhës, kundër Italisë dhe Shqipërisë në 9 tetor. Risitë në listën e “La Rojas” nuk mungojnë, rikthimi i Iniestës është ai që bie më shumë në sy, ndërkohë që grumbullohen sërish me Spanjën dhe Isco, Callejon, Vicolo, Sergio Rico dhe Nacho. Në krahasim me ndeshjet e fundit, mungon Asensio që do të jetë pjesë e ekipit të 21-vjeçarëve, ashtu si Bartra, Bartra, Azpilicueta dhe Alcaser. Emrat janë vërtet të frikshëm, mjafton të mendosh se bëhet fjalë për një skuadër ku trajneri ka luksin të lërë jashtë lojtarë si Cesc Fabregas, Pedro apo Juanfran, ashtu si dhe portierin Iker Casillas. Gjatë konferencës së shtypit, Lopetegui foli shkurtimisht për takimet e radhës, duke e vlerësuar Shqipërinë në të njëjtin rang vështirësie me Italinë.
“Janë dy ndeshje shumë të vështira. Duhet të nisemi me ambiciet maksimale për çdo ndeshje, përballë Italisë dhe Shqipërisë. Nuk firmosim për asnjë rezultat para tyre”.
Lopetegui kërkon vetëm fitoren, ndërkohë që u shpreh edhe për sa i përket terrenit të lojës, një faktor që i intereson veçanërisht Spanjës si një skuadër që aplikon tiki-takan me qarkullimin e topit.
“Në Torino fusha do të jetë në gjendje të mirë. Në Shqipëri do të hasemi me një vështirësi më të madhe, pasi luhet një ndeshje tjetër më parë”.
Ja dhe lista e plotë:
Portierë: David de Gea (Manchester United), Pepe Reina (Napoles) e Sergio Rico (Sevilla).
Mbrojtësit: Nacho (Real Madrid), Jordi Alba (Barcelona), Gerard Piqué (Barcelona), (Chelsea), Sergio Ramos (Real Madrid), Dani Carvajal (Real Madrid), Sergi Roberto (Barcelona) e Javi Martínez (Bayern).
Mesfushorët: Sergio Busquets (Barcelona), David Silva (Manchester City), Thiago Alcantara (Bayern), Saúl Níguez (Atlético), Koke (Atlético), Isco (Real Madrid), Iniesta (Barcelona)
Sulmuesit: Alvaro Morata (Real Madrid), Lucas Vázquez (Real Madrid), Nolito (Manchester City), Callejón (Nápoles), Diego Costa (Chelsea), Vitolo (Sevilla).