Spanjë: Anatomia e katër dekadave

Vënia në diskutim e narrativës zyrtare lidhur me grushtin e shtetit të tentuar të 23 shkurtit 1981 në Spanjë, mund të trondisë disa shtylla të regjimit politik të dalë nga viti 1978, deficitet demokratike e të cilit janë evidente gjatë këtyre ditëve.

Më 23 shkurt 1981, kur Congreso de los diputados priste miratimin e kryetarit të ri një qeverisë Leopoldo Calvo Sotrelo, një grup gardistësh civilë, nën komandën e nënkolonelit Antonio Tejero, sulmoi sallën duke kidnapuar anëtarët e qeverisë së re dhe parlamentarët e pranishëm. Pak kohë më pas, në Valencia, general leitnanti Jaime Milans del Bosch shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke nxjerrë trupat nga kazermat dhe duke pritur një reagim nga pjesa tjetër e ushtrisë dhe një sinjal nga mbreti në mbështetje të puçit. Njëkohësisht, gjenerali Alfonso Armada manovronte në Madrid për t’u paraqitur si kreu i ri i qeverisë dhe të paraqitej si rrugëdalja nga situata.

Çdo përvjetor të 23 shkurtit në 40 vitet e fundit në Spanjë përsëritet një histori me të njëjtit protagonistë: Tejero, Armada, Milans del Bosch dhe disa aktorë dytësorë, të gjithë ushtarakë frankistë. Procesi i tranzicionit demokratik i filluar me vdekjen e Franco ishte shoqëruar qysh nga fillimi prej frikës së një revolte ushtarake, frikë që më 23 shkurt ishte konkretizuar më të shtënat e pistoletës të qëlluara mbi tavanin e Kongresit të Deputetëve nga një nënkolonel i Gardës Civile. Frika nisi të daravitej vetëm kur Mbreti Juan Carlos I, tani mbret i merituar, disa më pas i jepte fund spekulimit lidhur me bashkëpunimin e tij të mundshëm me puçin, duke qenë kreu suprem i ushtrisë, me një shfaqje të fortë televizive në mbrojtje të demokracisë dhe të “rendit kushtetues” të ri. Me këtë lëvizje mbreti hiqte dorë nga çdo tundim restaurues, procedonte me vendosmëri drejt modernizimit demokratik të vendit, nën egjidën e Komunitetit Europian dhe siguronte legjitimitetin e Kurorës të paktën për 40 vitet në vazhdim. Anipse pati tentativa të tjerë të mëpasme grushtesh shteti të shmangura, ushtarakët pëshuan pak e nga pak që të jenë një aktor politik themelor të sistemit politik spanjoll. Ende sot, me Juan Carlos I e larguar nga vendi nën hetim për riciklim parashë, mbështetësit e tij kanë në këtë ngjarje mbrojtjen kryesore e personit të tij: «Nodshta ka gabuar, por pa gjestin e tij më 23 shkurt nuk do ta kishim demokracinë».

Kështu, tranzicioni pati një finale simbolike. Në vija të trasha, ky është versioni zyrtar i paraqitur në vitet e para pas puçit të dështuar dhe i mbetur i ngulitur në imagjinatën kolektive: një operacion ushtarakësh të çartur frankistë, pa lidhje të dukshme me botën e jashtme, i ndaluar nga komanda supreme e forcave të armatosura: Kurora. Rëndësia e 24 shkurtit dhe e aktorëve të tranzicionit si mit themelues i monarkisë parlamentare spanjolle ka bërë që në një rilexim revizionist të kohëve të fundit të ngjarjeve të ketë mbetur vetëm në sfond. Në fazat e para, të ngarkuarit me rindërtimin e kësaj narrative kanë qenë kryesisht gazetarë dhe ushtarakë, ndërsa shumë pak ka pasur historianë apo akademikë. Ky version zyrtar është krijuar duke i rindërtuar faktet nga burime gojore e gazetareske, duke anashkaluar burime shumë më të iluminuara si procesverbalet e seancës apo vendimet e rastit 2/81, që kanë filluar të rishikohen vetëm shumë vite më vonë, por, mbi të gjitha, është lënë pasdore konteksti më i gjerë politik e social vetëm nëpërmjet gjesteve të mëdha prej personazhesh filmike.

Versioni zyrtar është kapur në libra dhe filma të ndryshëm: Todos al suelo. La conspiración y el golpe i Ricardo Cid i vitit 1981 është një shembull i madh i këtij versioni të parë zyrtar, dhe serialë televizivë si 23-F: El día más difícil del Rey i vitit 2009 tregojnë aftësinë mbijetuese të tij. Me sfumatura të ndryshme midis tyre, historia e tranzicionit është gjithmonë ajo e bisedave dhe e takimeve midis shtetarësh të aftë që përfundojnë duke e zgjidhur problemin dhe duke na sjellë demokracinë.

Në realitet, ku version ka filluar të vihet në diskutim në vitet ’90 në kuadër të procesit të konsolidimit demokratik. Pak e nga pak dhe deri në vitet 2000, faktet e demonstruara në përmbledhjen e procesit kanë nxjerrë gradualisht jashtë loje disa elemente kyçe të versionit zyrtar. Në realitet, në grushtin e shtetit të 23 shkurtit janë bashkuar dy konspiracione, njëri pastërtisht ushtarak i kryesuar nga Tejero dhe një tjetër me degëzime të thella civile rreth gjeneralit Armada. Edhe pse faktet nuk janë sqaruar ende në detaje, është demonstruar se këto dy konspiracione takohen edhe pse nuk e kishin një projekt unik: nga njëra anë kishim gjeneralin Armada, që kërkonte një kthesë konservatore në bashkëpunim me forcat parlamentare (të majta e të djathta); dhe nga ana tjetër kishim Tejero, që donte të vendoste një juntë ushtarake. Çelësi i dështimit të grushtit të shtetit qenë interesat e ndryshme e këtyre dy grupeve, por sidomos fakti që interesi themelor i Juan Carlos, ruajtja e kurorës, do të ishte në rrezik në rast se realizohej tentativa e Tejero për të vendosur një juntë ushtarake.

Por në skemën e gjeneralit Armada u shfaqën aktorë të rinj përgjithësisht të harruar: biznesmeni Villar Mir, themelues i shumëkombëshes Ohl dhe të cilit Juan Carlos i ka dhënë titullin e Markezit më 2011; gazetari Luis María Anson dhe themelues i gazetës La Razón; López Rodó ish Ministër i Jashtëm i Carrero Blanco dhe më pas kandidat i Alianza Popular; apo vetë CEOE (Konfindustria spanjolle), natyrisht përveç grupit të politikanëve, biznesmenëve dhe ushtarakëve konmservatorë që kanë konspiruar nga viti 1977 me projekte të ndryshme që shkonin nga tentativa për të penguar procesin e demokratizimit deri në ndërhyrjen konservatore ndaj procesit të tranzicionit, por me objektivin e përbashkët për të ruajtur statuskuonë ekonomike, duke ndaluar zhvillimin e mundshëm e një shteti social në gjendje të ruajë privilegjet me të cilat jetonin në frankizëm.

Në këtë version të fakteve alternativ ndaj versionit zyrtar, nuk ka dyshim se Juan Carlos I ishte në dijeni të komplotit «civil» të lidhur me gjeneralin Armada, ndërsa dija e tij për puçin e Tejero mbetet e errët. Në çdo rast, ajo që shpjegon çdo hap të tij gjatë tranzicionit sigurisht që nuk është vullneti i tij demokratik, por as një lidhje e ngushtë ideologjike apo emotive me frankizmin: thjesht kërkimi për të ruajtur kurorën në çdo situatë të mundshme.

Por për të kuptuar këtë vit vendimtar është e nevojshme të zgjerohet fokusi i narrativës. Në vitet e mëparshme, Spanja kishte përjetuar një prej proceseve të mëdha të mobilizimit social të luftës civile. Në vitin 1974 kishte ndodhur manifestimi më i madh sindikal nga viti 1939 dhe raportet e policisë lidhur me situatën në fabrika tregonin alarmin me të cilin përjetoheshin konfliktet e punës dhe aktivizmi antifrankist. Në majin e 1975, me Franco ende në jetë, ishte miratuar projektligji i parë për të rregulluar të drejtën e grevës, që nuk kishte qenë në gjendje të parandalonte pjesën më të madhe të konflikteve për punën. Në universitete, në shkurtin e të njëjtit vit, mbyllja e Universitetit të Valladolid shpërtheu një valë grevash dhe protestash thuajse në të gjithë universitetet e Spanjës, duke e paralizuar vitin akademik thuajse deri në fund të vitit. Përkrah konflikteve punëtore dhe universitare ekzistonte një lëvizje në rritje «vecinale» (lëvizje lagjsh në qytetet e mëdha shumë të lidhur me territorin) që po formësohej sidomos në Madrid e Barcelonë. Ndërkohë, rritja e dhunës e indipendentistëve baskë të ETA dhe dalja në skenë e grupeve terroriste të majta Frap e Grapo i shtoheshin tensionit politik të vendit. Domethënë Spanja, pavarësisht diktaturës, përshkohej nga lëvizje, transformime dhe konflikte shumë të ngjashme me vende të tjera europiane.

Kushti themelor që tranzicioni të ndodhej nuk ka qenë kurrë as vullneti, as kapaciteti i disa politikanëve dhe aq më pak e Mbretit të Merituar aktual. Diktatura ndodhej tashmë në një krizë të rëndë të shkaktuar nga mobilizimi i miliona spanjollëve që e kishin kuptuar se ka mundësi mënyra më efikase për të rikuperuar të drejtat e tyre politike ishte që t’i ushtronin ato. Situata e 1981, vendimi i Juan Carlos I dhe i gjithë indi civil i elitës ekonomike dhe politike frankiste, nuk mund të kuptohet ka këtë kontekst të jashtëzakonshëm mobilizimi social. Sipas të dhënave të mbledhura nga Paloma Aguilar dhe Ignacio Sanchez-Cuenca, midis viteve 1975 e 1982 ka pasur të paktën 665 të vdekur të lidhur me dhunën politike. Prej këtyre, 162 janë të atribueshme aksionit represiv të shtetit, pjesa tjetër, 503, qenë për më tepër viktima të dhunës terroriste.

Natën e 23F qe vendimtar fakti që pjesa më e madhe e mediave u pozicionua në favor të legalitetit demokratik, por edhe pse organizatat e punëtorëve (UGT dhe CCOO) i kishin  bërë thirrje menjëherë mobilizimit. Nga ana e saj hierarkia ekleziaste, një prej institucioneve më influente jo vetëm në shtet, por edhe në shoqëri, ruajti një heshtje të matur, ndërsa Alexander Haig, Sekretar Shteti i administratës Reagan, deklaroi se ngjarjet përbënin një «aferë të brendshme» lidhur me të cilën Shtetet e Bashkuara nuk duhej të prononcoheshin. Më 27 shkurt, manifestimet masive prekën qytetet kryesore të Spanjës duke demonstruar kundërshtinë e një mazhorance të shoqërisë spanjolle ndaj çdo tentative novatorizmi. Procesi filloi më 19 shkurt të vitit 1982 dhe vendimi u bë publik më 3 qershor. U gjykuan 32 ushtarakë (dhe vetëm një civil, Juan García Carrés) për grushtin e shtetit të tentuar nga Këshilli Suprem i Drejtësisë Ushtarake, dënimet më të gjata, 30 vjet, qenë për Tejero dhe Milans del Boch. Vetë Adolfo Suarez botoi një artikull në El País pas vendimit, duke u ankuar për ndëshkueshmërinë që qenë lënë shumë prej atyre që kishin marrë pjesë në grushtin e shtetit.

Nëse versioni zyrtar, i dalë nga momentet e para pas 23F, nuk i ka rezistuar provës së kohës midis specialistëve, kishte arritur të konsolidohej në kujdesën e përgjithshme, fajtore një narrativë popullore më i përshtatshëm ndaj gjuhës së telenovelës sesa ati të refleksioni historiografik. Pavarësisht kësaj, roli i Juan Carlos I vazhdon që të vihet në diskutim dhe shumë detaje mbesin të panjohura. Ajo që është e sigurtë është se mbreti siguroi atë ditë konfuze një legjitimitet politik që e ka shoqëruar deri më sot. Mbrojtja e rolit të tij atë ditë ka përbërë ndoshta një prej shtyllave ideologjike të atij që gjatë lëvizjes Indignados të 2011 e kemi quajtur «Regjimi i 78». Por ky imazh prej «shpëtimtari» (dhe jo ai shumë më realist prej oportunisti të aftë të thjeshtë), ka qenë përgjegjës i klimës së mosndëshkueshmërisë dhe i mungesës së verifikimit publik të aferave të tij të errëta ndërkombëtare, për të cilat mezi flitej publikisht deri në kohëra të vonshme. Kanë qenë këto skandale të mëpasëm që kanë çuar në abdikimin e tij 6 vite më parë, tek arratia aktuale e tij nga vendi dhe tek shkëputja paradoksale publike e djalit të tij, mbretit aktual nga çdo lloj «trashëgimie» e babait të tij. Midis krimeve për të cilat është akuzuar dhe burgosur kohët e fundit Pablo Hasél është ajo e shpifjes dhe e sharjes së Kurorës pikërisht pse e ka quajtur Juan Carlos I «hajdut» dhe «mafioz». Të vësh në diskutim këtë histori të shpëtimtarëve të atdheut të ngritur rreth 23F mund të trondisë disa prej shtyllave të regjimit politik të nga 1978. Një mbret i merituar dhe i persekutuar nga financa ka ngritur sërish debatin për Republikën në Spanjë dhe ky përkujtim i 40 vjetorit nga grushti i shtetit i tentuar është edhe një tentativë për të kujtuar rolin që mbreti luaji atë ditë si nevojë themelore për stabilitetin politik. Në të vërtetë, ngritja e pikëpyetjeve dhe e thellimit të kësaj historie mund të na ndihmojë që të vendosim në qendër të «tranzicionit» forcën e madhe të mobilizimit popullor që ndodhi në ato vite, më pas krejtësisht e harruar. Një kontekst absolutisht vendimtar për të ndërtuar kklimën politike ku kjo elitë e vogël, në thelb e frikësuar dhe konservatore, mori disa vendime nga lart për të ardhmen e vendit. Një ushtrim kujtese demokratike dhe popullore që historia zyrtare e 23-F vazhdimisht e ka penguar që të bëhet për të shpëtuar kujtesën e monarkisë.

(nga Jacobin Magazine)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Exit mobile version