Spanjë sulmuese në Shkodër

Spanja që do të prezantohet të enjten në “Juventus Stadium” për ndeshjen kundër Italisë, nuk do të ngjajë aspak me atë që pritet të zbresë në fushën e stadiumit “Loro Boriçi” të dielën në mbrëmje. Sipas të përditshmes “Marca” që analizon momentin e skuadrës La Roja dhe skemën që do të përdorë Lopetegue në këto dy sfida, ekipi iberik do të shfaqë dy fytyra në ndeshjet më të rëndësishme të fazës së parë. Për të kaluar skuadrën e Venturas, Lopetegui do ta bazojë lojën e tij nga krahët me dyshen Carvajal-Jordi Alba, ndërsa në sulm, balotazhi Morata-Diego Costa mbetet i hapur. Në këtë mënyrë, Spanja mund të forcojë krahët për të përfituar edhe nga pikat e dobëta të Italisë. Një tjetër risi mund të jetë rikthimi i Iniestas në mesfushë me ngjeshjen e skuadrës në këtë repart ku pritet të luajnë 5 lojtarë.
Ndryshe nga Italia, Spanja në Shqipëri mund të preferojë të zgjedhë Thiago Alcantaran në mesfushë, ndërsa në mbrojtje, Sergio Ramos e Pique janë dy emrat më të sigurt pasi në krah Lopetegui do të kërkojë gjithashtu zgjidhje të reja. Përsa i përket sulmit, në Shkodër, me shumë mundësi, iberikët do të kërkojnë të sulmojnë më shumë dhe ta mbyllin ndeshjen sa më shpejt prandaj ndryshe nga 4-5-1 i Italisë, 3 ditë më pas Lopetegui mund të prezantojë modulin 4-4-2 me dy qendërsulmues.

Artikulli paraprakMemushaj: Fokusi jonë është vetëm Lihtenshtejni
Artikulli tjetërSadiku humbet sfidat me Lihtenshtejnin e Spanjën