Për ata që e njohin e dinë fare mirë se Edi Rama nuk mund të ndërmerrte një sulm të tillë ndaj institucioneve si në rastin e 21 janarit pa pasur një garanci të fortë se nuk do i hynte gjemb në këmbë. Garancia i ishte dhënë më parë nga prokurorja me të njëjtin mbiemër, Ina Rama, si dhe nga qoftexhiu mosmirënjohës i hipur aksidentalisht në fronin e Presidentit. Në rast se do të bëhej drejtësi sot Edi Rama dhe zëhollët që ka rreth vetes si Erion Veliaj & co sërish do të derdhnin lotë, por jo nga këto artificialët që derdhin çdo 21 janar, por lotë të vërtetë dëshpërimi që vjen nga sjellja jo etike e “çunave të burgut”. Në rast se Edi Rama s’do të kish marrë ato garanci, sot ato katër jetë të çuara dëm për pushtetin e tij do të ishin pranë familjes, pasi dhe vetë koka e karvanit nuk do i shtynte drejt vetëvrasjes. Në rast se Rama s’do i kishte ato garanci, sot nuk do të shihnim spektaklin e neveritshëm që bëhet me jetët e atyre katër fakirëve. Në rast se Prokuroria dhe ndrikulla e tij nuk do të merrej me cilësinë e thonjve dhe ngjyrën e flokëve gjatë hetimit sot Rama nuk do të ishte kryeministër, por do të ishte atje ku e kanë vendin të gjithë ata që shkelin ligjin. I veshur me pushtetin që ja ka dhënë blerja dhe manipulimi i votave, nën skenarin e neveritshëm të organizuar nga lakejtë e tij, si mashtrues ai sërish drejtoi gishtin dje për të gjetur fajtorët. Pak ditë më parë u rrek që me 30 milionë lekë të blinte jetët e atyre që i dërgoi me ndërgjegje të plotë para plumbave. Nuk i përzgjodhi të ishte kush të ishte. Mund të ishte gjithsecili që kishin rënë pre e propagandës absurde dhe pa asnjë bazë të para gjashtë viteve. E çfarë kanë më shumë organizatat terroriste? Ndoshta është dëshpëruar, vërtet se nuk ishin më shumë, por vetëm katër, sepse ndoshta në mendje kishte përfytyruar një masakër edhe më të madhe. E tha avokati i tij asokohe dhe sot që ishin përgatitur për 13 mijë “asgjë nuk janë” do të shprehej. Dhe vërtet çfarë janë jetët e njerëzve të thjeshtë para pushtetit të pushtave? Dje kujtoi se me 30 milionë mund të blejë jetën e një të pafajshmi. Por harron se për familjarët e tyre jeta nuk ka çmim. Sepse gjaku nuk blihet. Ata njerëz që rrinin si të tulatur aty, kërkojnë më kot fajtorin atje ku nuk gjendet. E kishin përballë, para syve të veshur me kostumin e tij të shtrenjtë, që si klloun llomotiste se “drejtësia vonon po nuk harron”. Ndoshta ka të drejtë! Atë që nuk bëri ndrikulla e tij bionde do e bëjë dikush tjetër. 21 janari do të hapet dhe aty shihet se kush i grumbulloi, kush i mbushi me urrejtje, kush i dërgoi të sulmonin institucionet demokratike të këtij vendi dhe kush u fsheh si skuth mes turmës. Meqë pretendon se po bën shtet, duhet ta dijë po s’ja kanë mësuar se ky vend ka disa ligje, që në rast se do të zbatoheshin do të mjaftonin që Ramës t’ia hedhin çelësin në det. Fjala vjen, nxitje të urrejtjes, sulm ndaj autoritetit të shtetit apo dhe akte terroriste. Sepse të djegësh makina në mes të qytetit, të sulmosh institucionet si kamikaz i ISIS, nuk mund të shpjegohet ndryshe. Rama atë gisht që drejtonte dje në tym për të gjetur fajtorin, ashtu sikundër këto gjashtë vite do të bënte mirë t’ja drejtonte vetes. Sepse e tha mirë, drejtësia vonon po nuk harron, dhe nga ajo çfarë bëri më 21 janar 2011 nuk do të ketë vetting që do e shpëtojë… 18 qershori nuk është larg.
Kryesore
Continue to the category‘Sky’ dhe ‘Encrochat’ fundosën bosët e krimit, eksperti zbulon kush i...
Që të përdorësh aplikacionin ‘Sky ECC’, duhet të kesh një lloj telefoni specifik. Eksperti i sigurisë Lavdrim Lita ka zbuluar detaje të reja në...