Spikati me gol në duelin e Champions-it, shikoni notën dhe statistikat e Berat Gjimshitit

Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, “rrëmbeu skenën” në arenën Europiane, teksa gjeti golin e parë në Champions, në duelin ndaj Shakhtar Donjetsk, ku skuadra e Atalantës, triumfoi me rezultatin 0-3.

 

Gjimshiti shënoi golin e parë që zhbllokoi sfidës, teksa qëndroi në fushë vetëm 45 minuta, për shkak të një dëmtimi në ijen e majtë të këmbës.

Mbrojtësi shqiptar u zëvendësua me fillimin e pjesës së dytë nga trajneri Gasperini, teksa për 45 minutat që qëndroi në fushë, u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Për sa i përket statistikave, Gjimshiti realizoi 34 pasime të sakta nga 36 në total, fitoi 3 nga 4 duele ajrore, si dhe spastroi 4 herë zonën. Në total kapiteni i Kombëtares shqiptare e preku 42 herë topin.

WhatsApp-Image-2024-10-02-at-20.37.36

 

Artikulli paraprak“Nuk do marrim pjesë”/ Pas SPAK dhe Kushtetueses, një tjetër institucioni i drejtësisë refuzon komisionin “Xhafaj”
Artikulli tjetërAksioni i PD “një mesazh brenda familjes” apo “kërcënim i kapitalit social”?