PD ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Spiropali në lidhje me përfitimet qindramilionëshe nga familjarët e saj përmes tenderave publikë. PD ka treguar edhe aferat korruptive miliona euroshe gjatë kohës që ishte në krye të doganave, ku Elisa arriti në pak muaj të bëjë një pasuri prej 5 milionë eurosh. PD ka paralajmëruar se pasuritë korruptive të Spiropalit do të jenë pjesë e ligjit Antimafia.
“Vetëm Skënderbeun tënd apo ndonjë skenarist filmi mund të impresionosh me këto pseudo-deklarata.
Në vend që të vazhdosh procesin e helmatisjes, bëje mirë t’i tregoje publikut dhe Kolonjës që të ka zgjedhur se si shpjegohet që në datë 27/03/2014 shoqëria e vëllait fitoi tenderin e 4 ditë më pas vëllai largohet nga shoqëria, duke shitur kuotën e tij të pjesëmarrjes?!
Vendimi i shpalljes fitues, pra procesi i vlerësimit të ofertave, është bërë në momentin kur shoqëria kishte pronar vëllain dhe këtë s’ka mburojë Skënderbeu që e fsheh!
Sot ishte vetëm maja e ajsbergut të përfitimeve të familjarëve të zonjës Spiropali. Te tjera fakte së shpejti!
Doganat jane faqja më e zezë e korrupsionit, për të cilat zonja do të përgjigjet një më një.
Ligji antimafia do të sekuestrojë çdo qindarkë të marrë padrejtësisht dhe do t’i çojë para drejtësisë abuzuesit”, thuhet në reagimin e PD.