Spitali i Shkodrës në gjendje alarmante, Spahia: “E përmbyti korrupsioni i qeverisë”

Deputeti i PD, Bardh Spahia gjatë një vizite në spitalin e Shkodrës akuzopi qeverinë për gjendjen alarmante. “Mungesa e vëmendjes së qeverisë Rama ndaj mjekësisë dhe Spitalit Rajonal të Shkodrës solli që mjekët dhe stafi mjekësor i këtij spitali të jenë në mëshirë të fatit. Në pak minuta shi u përmbyt i gjithë shërbimi i radiologjisë dhe jo vetëm. 2 vite më parë ka pasur një rikonstruksion të kësaj godine e cila e bën edhe me shqetësuese dhe implikon institucionet drejtuese të Shëndetësisë shqiptare, që duket se nuk kanë aspak prioritet shëndetin e qytetarëve por kanë interes mbushjen e xhepave të tyre dhe të atyre oligarkëve pranë tyre. Me keqardhje e them që është një degradim i përgjithshëm i sistemin shëndetësor shqiptar dhe strukturave të këtij sistemi dhe falë kësaj po mbetet degradimi i spitalit të Shkodrës”, tha Spahia.
Sipas deputetit të PD-së strukturat qeveritare ende nuk po veprojnë për të siguruar spitalin nga përmbytja e radhës. “Përtej përpjekjes maksimale që bëjnë mjekët e këtij spitali, i gjithë stafi mjekësor, të cilin e falënderoj për përkushtimin dhe tu ofroj mbështetjen maksimale, e gjithë situata e kësaj përmbytje erdhi nga korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie dhe kryeministrit Rama. Unë jam këtu për ta denoncuar me forcë këtë mungesë vëmendje dhe arrogancë të kryeministrit Rama ndaj Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndaj kujdesit të shëndetit të qytetarëve të Shkodrës dhe ti bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjentisht për ndryshimin e kësaj situate”, tha Spahia.

Exit mobile version