Sportistja emigrante-Ramës: I babëzitur, Braçe dizinformonte për armët kimike, sot e bëre zv.Kryeministër

Ndër emigrantet që mori fjalën në protestën e Diasporës ishte një sportiste shqiptare, që e quajti veten kolege me Ramën, dhe tha se, kur ai erdhi në pushtet mendonte se do të ndryshonte diçka, por gjithçka rezultoi ndryshe.
Ajo kërkoi që të mos punësohen militantët e tyre, por njerëzit e aftë, pasi sipas saj militantizmi dhe arroganca po e dëmtojnë Shqipërinë, ndërsa shtoi: “Je shqiptar në radhë të parë, pse kaq të babëzitur ore”.
Ajo u ndal tek emërimi i Erjon Braçes së zv.Kryeministër, ndërsa tha: “Braçe dizinformonte për armët kimike, por sot bëhet zv.Kryeministër. Turp!”
Kujtojmë se në fjalën hapëse, organizatori Sejko tha se, Kryeministri u garantoi protestë ekstremistëve grekë, por ua mohon patriotëve shqiptarë.
“Ka qenë gjithmonë besimi im, se nëse ke një çështje të drejtë, mund të qëndrosh edhe vetëm, pak rëndësi ka sesa veta janë. Dje ata i dhanë një sinjal qytetarëve, se Diaspora nuk do të protestojë para Kryeministrisë, sepse nuk iu dha leje. Z.Kryeministër, nuk kërkuam leje. Ju garantuat protestën e ekstremistëve grekë dhe kërkuat të ndalonit protestën e patriotëve shqiptarë. Ju thatë se nuk do të ketë protestë, por ne jemi këtu.
Me bashkëatdhetar nga e gjithë diaspora diskutuam të vinim këtë, kundër kësaj arrogance qeverisëse përballë popullit të vet. Jemi këtu për të gjitha kauzat, nga Tetari Kombëtar, banorët e Astirit, minatorët, ish-të përndjekurit e deri tek studentët”, tha Sejko, ndërsa i falënderoi të gjithë për pjesëmarrjen dhe paralajmëroi se protesta do të vazhdojë.

Exit mobile version