Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur tifozët e mbledhur në stadiumin “Air Albania”, mbrëmjen e djeshme, për përballjen Partizani – Tirana, të cilët nuk e kanë lënë pa e shprehur për të dytën herë, indinjatën kundër kryeministrit Edi Rama.
“Shpërthen urrejtja e tifozëve në stadium me “Rama ik”!, shkruan Berisha në Facebook. Nderim tifozëve për goditjen e rëndë publike që i dhanë Edvin Mafisë!”. Në vijim, ish-kryeministri publikon videon ku dëgjohen thirrjet e revoltës.