Stainmajer: Europa e rrezikuar nga ndarjet e reja

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka tërhequr vërejtjen se Evropa “është në rrezik të ndarjeve të reja”.
Mëtutje, në një artikull autorial të publikuar në Rusi, Ukrainë dhe Bjellorusi, në shënim të 75-vjetorit të invadimit të Gjermanisë Naziste në Bashkimin Sovjetik, Steinmeier tha se, “paqja në Evropë nuk mund të konsiderohet e garantuar”.
Ai, po ashtu, ka kërkuar dialog diplomatik ndërmjet NATO-s dhe Rusisë, e jo konfrontim ushtarak.
Komenti i zotit Steinmeier është publikuar sot në gazetat “Kommersant” në Rusi, “Serkali Nedeli” të Ukrainës dhe “Sovetskaya” Belorussyia.
Duke iu referuar aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe mbështetjen e Moskës për luftëtarët separatistë në pjesën lindore të Ukrainës, Steinmeier tha se “ndryshimi unilateral i kufijve, duke e shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe dështimi për ta respektuar integritetin territorial të vendeve fqinje…na kthen neve prapa në kohërat nga të cilat ne kemi besuar se jemi larguar, kohërat të cilat askush nuk i dëshiron”.

Exit mobile version