Standardet “Rama”, UEFA kërcënon me mbyllje stadiumin “Loro Boriçi”

Impianti i stadiumit “Loro Boriçi” u inagurua me një shëtitje të kryeministrit Rama edhe pse nuk u pre shiriti. Kjo vizitë e Ramës së bashku me presidentin Duka dhe figura të sportit në Shkodër ishte për të parë ambientet e stadiumit të ri por nuk tregoi një detaj që kryebashkiakja, Voltana Ademi, ia kërkoi në sy Ramës në lidhje me shpronësimin e banorëve që kanë shtëpinë pranë stadiumit. Madje ajo e përmendi këtë çështje edhe në një deklaratë për mediat një ditë më pas. “Po na shkatërron duke na prish banesat dhe bizneset. UEFA na ka thënë të mos prishen shtëpitë. Rama kërkon me na i shemb. Vlera e shpronësimeve është qesharake, pasi vlera që na kanë dhënë për shpronësim ka qenë 80 mijë lekë. Bizneset janë të gjitha më leje, edhe banesat po ashtu. Nëse na shemben objektet ne do falimentojmë” duke shtuar se çështja tashmë ka shkuar deri në gjykatë dhe tek Avokati i Popullit” tha Ademi. Por Rama për këtë çështje nuk foli. Por këtë herë ka folur UEFA. Institucioni më i madh i futbollit evropian ka paralajmëruar Federatën Shqiptare të Futbollit nëse nuk përmbush standardet e nevojshme për vendet e parkimit, rrezikohet që ndeshja e madhe ndaj Spanjës të mos luhet në “Loro Boriçi”. Uefa kërkon që minimalisht të këtë të rezervuara 150 vende parkimi përpara stadiumi, çka për momentin nuk plotësohen. Ndeshja Shqipëri-Spanjë do të luhet në 9 Tetor 2016 ora 20:45.

Mashtrimi me vendet e stadiumit

Kryeministri shqiptar Rama përfshihet në një tjetër skandal të rëndë, i cili ka të bëjë me projektin e stadiumit “Loro Boriçi”, projekt i financuar edhe nga UEFA prej 12 milionë euro e që ndryshe nga sa parashikohej në letër ndryshe rezulton të jetë ndërtuar. Sipas njoftimit zyrtar “Loro Boriçi” do kishte një kapacitet prej 17 mijë vendesh të ulura, i cili pas përfundimit do jetë më i madhi, të paktën deri në ndërtim të stadiumit “Qemal Stafa”.   Kostoja e stadiumit shkon deri 12 milionë euro dhe financimi do të jetë trepalësh: mes qeverisë shqiptare, Federatës Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-s. Projekti u hartua nga studio e mikut dhe ortakut të ngushtë të Ramës, Alban Eftimi. Por ndryshe nga sa parashikonte projekti në letër, e pavarësisht shumës së parave të financuara, detajet e stadiumit nuk janë ashtu si në projekt, ku më konkretisht vihet re një mungesë prej 1500 vendesh. Stadiumi “Loro Boriçi” pothuajse ka përfunduar dhe vetëm disa detaje mund të jenë ende pa u mbyllur. Por në impiantin më të ri të kombëtares shqiptare është shfaqur një anomali e madhe që nuk dihet ende nëse është bërë me dijeninë e drejtuesve të punimeve apo drejtuesve që kanë mbikëqyrur punimet. Nëse ky do të ndodhet në ndonjë vend tjetër do të quhej një skandal. Në stadiumin “Loro Boriçi” është ulur numri i vendeve te shkallët e stadiumit. Në fillim të projektit ishte parashikuar 20 mijë vende. Pas disa kalkulimeve u përfol për 17.500 mijë, por tani që çdo gjë ka përfundur numri final është tjetër. Impjanti i stadiumit “Loro Boriçi” si përfundim ka një kapacitet prej 15.919 vende. 1.500 vende ku shkuan? Për këtë pritet që të nis një hetim ndaj firmës në ditët në vijim. Projekti parashikonte rikonstruksionin e gjithçkaje, duke filluar që nga tribunat kryesore, ato anësore, dhomat e zhveshjes, dushet, tualetet, dhoma e antidopingut dhe arbitrave, salla e medias, tapeti i fushës, por edhe pjesët e jashtme. Ashtu sikundër “Elbasan Arena”, edhe stadiumi i Shkodrës do të ketë pistë olimpike për atletikën. Ndërsa, përreth impiantit do të hapen rrugë të reja, si dhe do të ndërtohet parking për rreth 600 automjete. Sipas njoftimit zyrtar “Loro Boriçi” do të kishte një kapacitet prej 17 mijë vendesh të ulura, i cili pas përfundimit do të jetë më i madhi, të paktën deri në ndërtim të stadiumit “Qemal Stafa”.  Por faktet po tregojnë se numri i vendeve do të jetë jo pak, por me 1500 më pak.  Ky skandal, vjen në vijim të megaaferës që Rama ka mbyllur me ndërtimin e stadiumin e ri “Qemal Stafa”, ku një kullë e lartë prej 25 katesh, kjo ndërtesë që do të shërbejë si një qendër biznesi, hotel si qendër multifunksionale i është dhënë nga Rama një miku pranë tij.

Artikulli paraprakBasha: Ndryshim i vërtetë fillon me largimin e Ramës
Artikulli tjetërNderim për efektivin e RENEA, të vrarë në krye të detyrës!