Statistikat e Inter-Torino/ Saviç është garanti për skuadrën e tij, por kapiteni Lautaro di si t’i shënojë

* Interi ka fituar 4 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Torinos pa pësuar gol. Skuadrat e vetme ndaj të cilave Interi ka bërë më mirë duke fituar pa pësuar janë Atalanta (5 ndeshje) dhe Xhenoa (7 ndeshje).

* Interi ka fituar 5 ndeshjet e fundit në shtëpi në Serinë A kundër Torinos, pasi në 8 të mëparshmet kishte regjistruar vetëm 2 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje.

* Në 6 ndeshjet e para të këtij kampionati, Interi ka fituar vetëm, 3 herë (2 barazime dhe 1 humbje).

* Interi ka humbur ndeshjen e fundit në shtëpi, pasi kishte një ecuri prej 17 ndeshjes pa humbje duke marrë 13 fitore dhe 4 barazime. Zikaltrit nuk humbasin 2 ndeshje radhazi në shtëpi në Serinë A që nga marsi deri në prillin e vitit 2023, kur humbi 3.

* Interi ka pësuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e këtij kampionati. Madje ka pësuar 2 gola në 2 ndeshjet e fundit, por nuk arrin 3 ndeshje me dy gola të pësuar që nga maji i vitit 2023.

* Torino ka fituar 3 ndeshje në 6 javët e para të këtij kampionati (2 barazim dhe 1 humbje) dhe nuk arrin 4 fitore në 7 ndeshje që nga 2015-2016.

* Torino nuk ka humbur në 3 transfertat e para të këtij kampionati duke marrë 2 fitore dhe 1 barazim. Në historinë e Serisë A në epokën e tri pikëve, vetëm 2 herë nuk ka pësuar të paktën 1 humbje në 4 ndeshjet e para. Bëhet fjalë për sezonet 2012-2013 dhe 2018-2019.

* Në gjashtë javët e para të Serisë A 2023-2024, Interi kishte pësuar 3 gola dhe kishte koleksionuar 4 “clean sheet”. Golat e pësuar në këtë sezon janë 7 dhe vetëm 2 ndeshje pa pësuar gol.

* Në javën e fundit të kampionatit, Lautaro Martinez u rikthye të gjejë rrugën e golit pas 5 ndeshjeve radhazi pa shënuar në Serinë A. Mirëpo, ende nuk e gjen golin në shtëpi që nga 28 shkurti i vitit të kaluar dhe ka arritur 7 ndeshje radhazi pa gol. Vetëm nga janari dhe shtatori i vitit 2019 ka bërë më keq, 11 ndeshje.

* Vanja Milinkoviç-Saviç është portieri që ka evituar më së shumti gola 4.2 për skuadrën e tij në 5 kampionatet kryesorë të Europës.

Artikulli paraprakStudimi paralajmëron miliona vdekje deri në vitin 2050! Humbjet e jetëve për shkak të mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve! Ndikimi i përdorimit të tepërt të ilaçeve
Artikulli tjetërZelensky do t’ua prezantojë aleatëve “planin e fitores”