Sterling pezullon rinovimin për Realin

Sipas “Mirror”, interesi nuk është i ri, ka ekzistuar që dy vjet më parë, kur ai ishte ende aktiv te Liverpool, por Raheem Sterling është bërë një nga objektivat prioritarë të Real Madridit. Siç tregohet nga gazeta britanike, lojtari ka një propozim për të rinovuar me ekipin e drejtuar nga Pep Guardiola. Oferta do ta bënte atë futbollistin më të paguar në Premier League në moshën 22-vjeçare, por Sterling nuk po nxiton të nënshkruajë marrëveshjen dhe mund të presë disa javë, në rast se Real Madridi vendos t’i bëjë një ofertë. Duke ditur se ekipi i bardhë ka një problem me golin dhe është i vetëdijshëm se nuk ka pozitë fikse në të djathtë, pasi lëndimet e vazhdueshme të Gareth Bale i kanë paralizuar bisedimet me uellsianin për rinovim. Në sulm zakonisht ai vepron si një ekstrem, mundësisht nga ana e djathtë, por nganjëherë ka shërbyer edhe si një qendër përpara (ashtu si kundër Brighton), ose edhe mesfushor-sulmues (kundër Chelsea).
Sterling është i shpejtë dhe shumë i aftë kur përballet me rivalët. Ai tashmë ka 13 gola në 18 ndeshje të këtij sezoni, mes Premier League dhe Champions. Te Manchester City janë të lumtur me të, ndaj kanë në plan për t’ia rritur pagën prej 180.000 paundësh në javë në 300.000, që do të thotë se kontrata e tij do të rritet nga 10.6 milionë euro në 17.6 milionë euro në vit. Në këtë mënyrë, nuk do të ketë asnjë tjetër në Premier League me një rrogë më të lartë se e tija. Por, lëvizja e tij nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi “qytetarët” janë duke ndjekur gjurmët e Alexis Sanchez. “Mirror” bën me dije se lojtari ka paralizuar rinovimin, në qoftë se një ofertë nga Real Madridi mbërrin, por e vërteta është se ekipi bardhë ka në diskutim emra si Mauro Icardi, apo Timo Werner.

Artikulli paraprakKorea e Veriut dhe gara e re e armatimit
Artikulli tjetër“Topi i Artë” jepet më 7 dhjetor, në Kullën Eiffel