Stërvitjet e Kombëtares nisin me probleme, Silvinjo mund të humbasë një nga emrat më të rëndësishëm të kuqezinjve për dëmtim

Probleme që në stërvitjen e parë të Kombëtares shqiptare të futbollit. Trajneri Silvinjo mund të humbasë një nga emrat më të rëndësishëm të grupit kuqezi të paktën për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës që luhet të shtunën.

Në ndeshjen e sotme të kontrollit ndaj U21, kapiteni Gjimshiti ka pësuar një tërheqje muskulore, që ka shqetësuar jo pak stafin e Kombëtares. Lojtari është një nga shtyllat e kësaj skuadre dhe mungesa e tij në fushën e lojës do të ishte e rëndësishme, duke pasur parasysh jo vetëm aftësitë e tij sportive por edhe për atë që përfaqëson në grupin kuqezi ku është një prej liderëve.

Situata e futbollistit do të vlerësohet ditën e nesërme dhe vetëm atëherë do të kuptohet nëse do të jetë apo jo në gjendje që të luajë në ndeshjen e të shtunës kundër Ukrainës në Pragë, apo nëse Silvinjo do të duhet të mendojë për zgjidhje të tjera për prapavijën.

Artikulli paraprakCilat ushqime janë të sigurta për t’u ngrënë pas datës së skadencës?
Artikulli tjetërFitorja historike e AfD-së në Gjermani, analiza e Politico: Çfarë do të thotë ngritja e së djathtës ekstreme dhe pse Scholz s’mund ta ndalojë?