Metodat e stërvitjeve të Maurizio Sarrit janë cilësuar “monotone”, me Mateo Kovaçiç që është i kënaqur me largimin e trajnerit momental të Juventusit dhe e ka cilësuar si të “jashtëzakonshëm” te Frank Lampard.
Blutë kanë kaluar vetëm një sezon të udhëhequr nga trajneri enigmatik italian.
“Erdha në Chelsea kur trajner ishte Sarri, por me duhet të them se Lampard është një trajner i jashtëzakonshëm”, ka thënë mesfushori kroat për fourfourtwo.
“Ai e ka ruajtur karakterin si lojtar edhe si trajner, i cili na ka inspiruar të gjithë ne”.
“Ai është i përkushtuar me të gjithë ne. Stërvitjet gjithmonë janë sfiduese dhe dallojnë shumë nga sezoni i kaluar”.
“Kjo ndoshta është dallimi kryesor në mes të Lampard dhe Sarri, i cili konceptin e stërvitjeve e kishte tepër monoton”.