Stina e të kërkuarit ndjesë

Ndjesë apo hi syve?!

Nga Yzedin Hima

Të kërkosh ndjesë do të thotë të ndryshosh, të ngrihesh, të përmirësohesh, të shpëtosh nga çarku i fajit apo i gabimit. Të kërkosh ndjesë do të thotë se je gati për t’u bërë njeri më i mirë, ekspert më i besueshëm, mjeshtër më i sprovuar, politikan e shtetar më i besueshëm. Të kërkosh ndjesë do të thotë ta shohësh veten, veprimet e tua me syrin e të tjerëve. Kërkimi i ndjesës është emancipim shpirtëror dhe mendor.

Por… Pranimi i ndjesës nga të tjerët varet nga dëmi që ka shkaktuar veprimi i gabuar, mosveprimi apo faji i bërë. Nëse u ke shkaktuar të tjerëve, qytetit, vendit zhgënjime, dëme të mëdha, atëherë para se të kërkosh ndjesë, prano faturën e gabimit, fajit. Nëse pranon fajin, gabimin e bërë dhe pranon edhe faturën përkatëse, atëherë je i falur.
Bie fjala… Nëse ke qënë shtetar dhe për miopinë tënde, mosveprimin apo kalkulimin e gabuar politiik, shteti dhe vendi kanë shkuar në djall, kërko falje dhe prano faturën me koston: “Kurrë nuk do të kthehem më në atë pozicion ku gabova.” Kur thua se nuk e njihja mirë këtë plangprishësin, besëprerin, kur e emërova pasardhës, prano faturën:

“Kurrë nuk do të jem në postin ku gabova!”

Nëse të gjitha veprimet e tua si politikan kanë sjellë vetëm dështime, bie fjala si braktisja e parlamentit, braktisja e institucioneve, braktisja e zgjedhjeve, krahas ndjesës, prano faturën, dorëheqjen e parevokueshme. Kur thua, kur thoni se nuk e dija, nuk ma mori mendja, nuk e besoja dhe gabimin, fajin e kam kryer pa ditur gjë, atëhere na vjen në ndihmë tragjediani i famshëm grek i antikitetit, Sofokliu, me veprën e tij “Edipi mbret”. Edipi, si pasojë e fatit të paracaktuar nga hyjnitë, pa dijeninë e tij, vrau babanë, u martua me të ëmën dhe lindi fëmijë me të. Kur e mësoi gjëmën, ndonëse fajet i kishte kryer pa dashje, mori gjilpërën nga pëlqeri i së ëmës dhe nxori sytë e tij….

Artikulli paraprakPampuri: Qeveria lëmoshë për pensionistët në fundviti, milionat për PPP e koncesione
Artikulli tjetërRikthehet tatimi për biznesin e vogël, nga 1 janari 15% mbi të ardhurat