Stoli i Presidentit

Kush e drejton Ukrainën në emër të Volodymyr Zelenskiy dhe pse.

Petro Poroshenko shpesh u kritikua për tendencën e tij ndaj mikromenaxhimit dhe paaftësisë për të deleguar. Kurse Volodymyr Zelenkskiy është e kundërta. Ai tregon gjithnjë e më shumë se është thjesht një stol për lojtarë me interesa të ndryshme në një konglomerat që vështirë se mund të quhet ekip.

Kur ju përgjigj kritikave ndaj emërimeve të qeverisë së re, Shefi i Stafit Andriy Bohdan tha sa më poshtë: “Duhet t’i hiqni syzet me xhama lejla dhe të kuptoni se jemi në luftë, kështu që marrim njerëzit që gjejmë”. Në disa segmente dhe zona, këta njerëz në thelb luajnë lojën e tyre që shpesh e bën njeriun të habitet se me cilën anën janë dhe kundër cilës anë luajnë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare dhe perspektivave të zhvillimit të Ukrainës që dalin në këtë situatë.

Influenca të vjetra

Influenca e dy prej oligarkëve të mëdhenj të Ukrainës nga Dnipro, Ihor Kolomoiskiy dhe Viktor Pinchuk, prej kohësh ka qenë e dukshme në rrethin e Zelenskiy. Pesha dhe marrëdhëniet e tyre me rrethin e Zelenskiy janë të krahasueshme me influencën e Rinat Akhmetov dhe Dmytro Firtash në konglomeratin e pushtetit nën presidencën e Viktor Yanukovych. Duket sikur Kolomoiskiy ka influencë shumë më të madhe tani sesa Pinchuk. Andriy Bohdan, i njohur gjithashtu si një avokat i Ihor Kolomoiskiy, është Shef i Stafit të Administratës Presidenciale tëZelenskiy; Dmytro Dubilet dhe Andriy Zahorodniuk, të dy djem menaxherësh nga kompanitë e Kolomoiskiy, janë respektivisht Ministër i Kabinetit të Ministrave dhe Ministër Mbrojtjeje. Duke marrë  parasysh komentet e Kolomoiskiy, ai e sheh Kryeministrin Oleksiy Honcharuk si dikë të lidhur me Dubilet, anipse Honcharuk kryesonte qendrën e financuar me grante BRDO të krijuar nga Aivaras Abromavičius përpara pozicionit të tij aktual; ashtu si edhe disa ministra kyç në qeveri që janë të afërt me Honcharuk, përfshi atë të Energjisë, Drejtësisë dhe Arsimit. Dmytro Razumkov, udhëheqësi i “Shërbëtorit të Popullit” në zgjedhje dhe Spikeri aktual i Verkhovna Rada, kanë punuar ngushtë me Serhiy Tihipko për shumë vite.

Një tjetër grup i fuqishëm përbëhet nga njerëz të lidhur drejtpërsëdrejti me Zelenskiy. Ata janë miq, shokë nga gjimnazi e universiteti dhe partnerë të shumtë nga shoubizi. Tek këta futen Shefi i SBU-sëIvan Bakanov, shoku dhe komshiu i vjetër i Zelenskiy, dhe Borys e Serhiy Shefir, bashkëthemeluesit e Kvartal 95 — Serhiy Shefir po asiston Zelenskiy në Zyrën e Presidentit. Kjo e fundit ka disa njerëz nga Kvartal 95. Emërime të tjera për poste të ndryshme përfshijnë bashkëshortin e shoqes së shkollës sëZelenskiy, miq perssonalë dhe kumbarë të fëmijëve të tij, pedagogët universitarë të tij dhe dhëndurrët e partnerëve të tij të shoubizit. Disa, të tillë si Vladyslav Bukharev, ish parlamentar me Batkivshchynav(Atdheu) u emërua Shef i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme dhe më pas Zëvendësshef i SBU-së, janë thjesht komshinj të tij, anipse gruaja e Bukharev punon si fjalimshkruese për Kvartal 95.

Ndërsa shumë njerëz të emëruar në poste kyçe në qeverinë aktuale janë të shoqëruar publikisht me grupe të caktuara influence, ata fare mirë mund të kenë një bazë të dyfishtë. Për shembull, Shefi i Stafit Andriy Bohdan njihet për lidhje të afërta me Andriy Portnov, një avokat i njohur për Yanukovych, qysh nga viti 2007. Ata punuan në mënyrë të suksesshme në Kabinetin e Mykola Azarov dhe Administratën Presidenciale e Yanukovych. Puna e tyre përfshinte plotësimin e detyrave lidhur me një ndryshim të madh në kushtetutë në pranverën e 2010 që i lejonte Viktor Yanukovych ta copëzonte Verkhovna Rada si t’i vinte për mbarë dhe të rriste tagrat e tij. Bohdan ishte pjesë e delegacionit të Azarov që shkoi në Moskë në dhjetorin e 2013, pasuar nga vendimet për të mos e nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Kur punonte bashkë me Portnov në Administratën Presidenciale të Yanukovych gjatë Revolucionit të Dinjitetit, Bohdan ishte i përfshirë ngushtësisht në draftimin e mekanizmave ndëshkues të regjimit për protestuesit. Këto përfshijnë ligjet drakoniane e miratuara më 16 janar 2014. Ai mori njëçertifikatë nderimi nga Mykola Azarov në kulmin e Maidanit. Duke pasur parasysh bekgraundin dhe lidhjet e tij, Bohdan mund të jetë fare mirë më shumë se një lobist për interesat financiare e Ihor Kolomoiskiy, ashtu siç edhe mund të jetë një shofer për kursin gjeopolitik e Kremlinit për Ukrainën, duke kontribuar në minimin e sigurisë kombëtare, dorëzimin e interesave kombëtare apo pjesë të sovranitetit kombëtar të saj Moskës. Kohët e fundit, ai ka lidhje të ngushta me figura të tjera të ish regjimit tëYanukovych. Një provë e kësaj është vizita e tij e njohur në martesën e mbajtur nëSaint-Tropez tëAndriy Dovbenko, i njohur si avokat në entitetet e Serhiy Kurchenko, në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Njeriu i kujt ështëAndriy Yermak?

Andriy Yermak është përgjegjës për marrëdhëniet ndërkombëtare në ekipin e Zelenskiy. Zyrtarisht, ai është një avokat pa asnjë përvojë diplomatike. Qëndron në prapaskenë dhe duket se nuk ka asnjë ambicie për poste të larta zyrtare. Njëkohësisht, ai thuajse se kontrollon plotësisht establishmentin e marrëdhëënieve ndërkombëtare për Volodymyr Zelenskiy — si me Rusinë, ashtu edhe atë me Perëndimin, përfshi Shtetet e Bashkuara. Biografia në dispozicion të publikut e Yermak thotë se aii ka qenë këshilltar për Elbrus Tadeyev, ish parlamentar me Partinë e Rajoneve i lindur në Oshecinë e Veriut, republikë në Rusi.

Tadeyev ka qenë i njohur qysh në fillimvitet ’90 kur u ftua të vinte në Ukrainë nga Boris Savlokhov, një bos mafioy me origjinë osheciane dhe organizator i një prej grupeve më të fuqishme kriminale të atëhershme në Kiev (ai vdiq në burg më2004). Elbrus qe një prej përfaqësuesve të diasporës osheciane në Kiev i afërt me Savlokhov. Në shtatorin e 2009, Ministri i Brendshëm i atëhershëm e akuzoi atë ppër përfshirje në konflikte kriminelësh nga Kaukazi në Kiev. Edhe kushëriri i tij nga Oshecia ishte i përfshirë. Tadeyev dhe njerëzit e tij truplidhur të lidhur me të qenë gjithashtu të dukshëm gjatë EuroMaidanit. Sipas raaportimeve të mëdiave, Elbrus ishte bashkë me Oleksandr Popov, Shefi i Administratës Shtetërore i Qytetit të Kievit, dhe parlamentarin Nestor Shufrych e Partisë së rajoneve natën e 30 nëntorit 2013, kur Berkut po rrihte studentët protestues nëMaidan; sipas këtyre raportimeve, ai menaxhonte titushkyqë sulmuan barrikadat e protestuesve në Rrugën Liuteranska.

Një investigim i kohëve të fundit i realizuar nga projekti Skhemy zbuloi se Andriy Yermak ka në bashkëpronësi një biznes me përfaqësues të diasporës kaukaziane në Moskë që janë të lidhur me lidershipin rus dhe me Vladimir Putinin personalisht. Regjistrimi zyrtar i entiteteve ligjore në Ukrainë tregon se Andriy Yermak ka në bashkëpornësi dy kompani ukrainase, përkatësisht ZAT InterPromFinance Ukraina dhe TOV M.Ye.P., me Rakham Emanuilov, një qytetar rus. Emanuilov është pjesë e një komuniteti me influencë moskovit i Malësorëve Hebrenj apo i hebrenjve të Kaukazit. Një shpjegim i sugjeruar për influencën e tij është se Ilham Raahimov, shoku i klasës i Putinit, është anëtar. Yermak ka komentuar lidhur me këtë, duke thënë se ata janë shokë të babait të tij. Megjithatë, ka më shumë të ngjarë se këto janë kontakte që ai krijoi falë bashkëpunimit të ngushtë me Tadeyev dhhe përfaqësues të tjerë të diasporës osheciane dhe kaukaziane në Kiev. Roli kyç pas vrasjes së vëllait të tij Boris është luajtur nga vëllai i tij më i vogël Rustam (Ruslan) Savlokhov — ai ishte  kryetrajner i kombëtares së mundjes të lirë të Ukrainës deri më 2018 dhe aksioner në InterPromBank. Ja vlen të përmendet në këtë kontekst se Ruslan Savlokhov e mbështet publikisht Volodymyr Zelenskiy.

Interesant, një tjetër investigim nga programi Skhemydhe The Insider tëhoqi vëmendjen për faktin se dikush me emrin Sam (Semyon) Kislin, pronnari i kompanisë amerikane Trans Commodities, ishte një figurë kyçe ndihmën e të cilit Yermak e kërkoi për të  bërë arranzhimet midis Zelenskiy dhe rrethit të Trump gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuaara. Me origjinë nga Odesa, Kislin konsiderohet nga FBI-ja se është ngushtësisht i lidhur me krimin e organizuar ukrainas dhe rus, përfshi bosin e ndjeerë të mafies Yaponchik dhe vëlleyërit Chornyi e Izmailovskaya OPG — ky i fundit është shkurtimi rus për grupin e krimit të organizuar.

Nëqoftëse suozojmë se politika e jashtme e Zelenskiy është në duart e Savlokhov me shpresa se mbështetet në lidhjet e tyre informale në establishmentin rus, ashtu si edhe atë amerikan e perëndimor, kjo vështirë se mund të flasë mirë për Ukrainën. Interesat e njerëzve të përfshirë në këto zinxhira janë larg prej interesave të Ukrainës, nga siguria, integriteti territorial dhe sovraniteti i saj. Për shembull, mediat kanë raportuar lidhur me payaret e supozuara tëSavlokhov me Aleksandr Khodakovsky, komandantin e terroristëvve “DNR” nga Batalioni Vostok batallion — ai organizoi tregti armësh për Transnitrinë dhe Armeninë me Khodakovsky. Raportime të tjera flasin për interesat e tij në kontrabandimin e mallrave nëpër linjën e kontaktit nëDonbas.

Kush ështëDanilov?

Një tjetër figurë e errrët në një pozicion kyç ështëOleksiy Danilov nga Oblasti i Luhanskut dhe me begraund profesional në Luhansk dhe rajon. Ai ka zëvendësuar Oleksandr Danylyuk si Sekretar Këshillit Kombëtar të Sigurisë  dhe Mbrojtjes. Duket sikur emërimi i ti ka ndodhur falë figura të harruara në politikat publike të Ukrainës, por jo të marxhinalizuar në termat e infuencës së tyre reale mbi ekonominë dhe politikën e Ukrainës – dhe ai mund të përfaqësojë respektivisht interesat e tyre në majat e larta të pushtetit. I njohur si kryebashkiak i Luhanskut në vitet ’90, përfaqësues i Viktor Yushchenko në fushatën zgjedhore të2004 dhe Shef i Administratës Shtetërore të Oblastit të Luhanskut në 2005, ai është dukshëm larg nga të qënit njeri i Yushchenko.

Sipas raportimeve të meediave, ai u soll pranëYusuchenko nga Mykhailo Brodsky, një lidhje që siguroi promovimin e Danilov në ekipin e Yushchenko dhe Tymoshenko në periudhën 2004 – 2007, fillimisht si Shef i Administratës Shtetërore të Oblastit të Luhanskut, më pas si deputet nga Batkivshchyna. Ja arsyeja se pse Danilov nuk qëndroi nëBatkivshchynashumë më gjatë pasi Brodsky u prish me të pas një skandali në fundin e 2006: Danilov nuk figuronte më si deputet nga kjo parti pas shpërndarjes sëVerkhovna Rada në vitin 2007, as nuk mbante ndonjë post të lartë në të.

Mykhailo Brodsky vështirë se mund të shikohet si përfituesi final i emërimit të Danilov në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes.Është i mirënjohur fakti qëBrodsky ka një periudhë të gjatë marrëdhëniesh me Ihor Kolomoiskiy, sponsorin kryesor tëZelenskiy. Përveç kësaj, mediat kanë raportuar kohët e fundit rreth biznesit të përbashkër midis Brodsky dhe Nestor Shufrych që janë të dy të përfshirë në menaxhimin e Kyiv River Station dhe ndërtimit në Rybalsky Island të Kievut. Fakti që Shufrych është i ngushtë me Medvedchuk dhe Putinin nuk përbën lajm. Gjithashtu, Brodsky dhe Medvedchuk kanë marrëdhënie të vjetra me vëllezërit Surkis, që gjithashti kanë në pronësi shumë asete në sfera të ndryshme, përfshi energjinë. Për pasojë, është e rëndësishme të nënvizohet se Oleksiy Danilov nuk qe vetëm kryebashkiak i Luhanskut në vitet ’90, por qe edhe anëtar i SDPU(o), një parti ku Medvedchuk dhe vëllezërit Surkis luanin role kyçe.

Kërkime me burime të hapura zbulojnë informacion rreth bashkëpunimit midis Brodsky dhe vëllezërve Surkis me Volodymyr Kysil në të trazuarit vite ‘90. Një aatlet dhe trajner i mirënjohur qysh nga epoka sovjetike, zyrtarisht i njohur si biznesmen dhe President i Federatës së Mundjes Klasike në Ukrainë, Kysilështë referuar gjithashtu si një bos mafioz në Kiev në investigimet gazetareske lidhur me nëntokën kriminale sipas burmeve të agjencivee ligjzbatuese. Këto burime e lidhin atë me grupin e krimit të organizuar të Kysil, një prej grupeve më të mëdha të Kievit.

Volodymyr Kysil vdiq në një aksident automobilistik në Oblastin Vinnytsia në vitin 2009. Vadim, djali i tij i lindur më1972, e trashëgoi biznesin dhe postin e tij në krye të Fedaratës së Mundjes Klasike. Sipas raportimeve të mëdiave, ai ka qenë duke e ndihmuar aktivisht babain e tij qysh në fillimvitet ‘90. Problemi që nuk nënvizohet në media është se çfarë marrëdhëniesh mbesin sot midis Brodsky, Kysil Jr. dhe vëllezërve Surkis. Interesant, Danilov nuk është përfaqësuesi i vetëm i këtyre grupeve në ekipin e Zelenskiy. Një tjetër figurë e mundshme e Vadym Kysil, të paktën nëpërmjet Federatës së Mundjes Klasike, ështëZhan Beleniuk, parlamentari i parë me ngjyrë në Ukrainë dhe kampion në mundje të lirë. Oboz TV transmeton një video nga marsi i 2018 lidhur me rezultatet e Turit të XXII Ndërkombëtar të Mundjes Klasike të Kievit, ku Beleniuk ishte bashkë me Vadym Kysil në studio.

Çfarë po ndërtojnë?

Thashethemet rreth mosmarrëveshjeve midis përfaqësuesve të ndryshëm të rrethit tëë Zelenskiy filluan në fillim të verës, kur dolën lajme rreth konfliktit midis Ivan Bakanov si kujdestar i SBU-së i sapoemëruar nga Presidenti dhe Shefit të Stafit Andriy Bohdan. Më vonë, ka shpërthyer një konflikt midis Bohdan dhe Oleksandr Danylyuk, Sekretarit të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, që ka dhënë dorëheqjen qysh atëhere.

Megjithatë, për momentin nuk ka asnjë shenjë se kjo është mënyra për përfaqësuesit e ndryshëm e ekipit të Zelenskiy që të balancojnë sistemin e ri në pushtet ose të sigurojnëchecks and balances reciproke siç ndodh shpesh në vende me institucione dhe mekanizma demokratike checks and balances të pjekura midis agjencive të ndryshme qeveritare. Në kontekstin e Ukrainës, situata duket më shumë si një epokë feudale ku njerëve të ndryshme u janë dhënë sfera të ndryshme ssi feude apo si një shpërndarje e sferave në botën kriminale.Që çdo “menaxher” të marrë kontrollin e sa më shumë proceseve që të  jetë  e mundur. Megjithatë, kjo nuk do të  thotë se po ndërtojnë një sistem të kolauduar për të mbështetur autoritetin e Zelenskiy, le më pastaj nevojat  e shtetit.

Në vend të kësaj, kjo nënkupton maksimalizimin e influencës së personave specifikë brenda konglomeratit të  pushtetit me qëllim  që të kapitalizohen ssa më shpejt mundësitë e tyre për interesa personale. Nga kjo perspektivë, hierarkia e Zelenskiy i shëmbëllen gjithnjë e më shumë asaj tëYanukovych. Diferenca e vetme është se resurset kyçe më së shumti përqëndroheshin në duart e familjes nën Yanukovych, ndërsa Zelenskiy i ka deri më tani në një mënyrë më të decentralizuar. Megjithatë, kjo nuk i redukton rreziqet e  vendit që të shqyhet nnga influencat e grupeve të ndryshme në vitet në vazhdim, pa asnjë vizion të asaj se çfarë duuhet të jetë Ukraina pas 5, 10 apo 20 vjetësh.

Në kontrast me premtimet publike për ndryshime cilësore në politikën e burimeve njerëzore, aktualisht është zhvilluar më shumë favore dhe varësi ndaj oligarkëve nën Zelenskiy. Të paktën skeleti është i përbërë nga njerëz që nuk kanë asnjë qasje shtetare,  duke u përqëndruar në fakt në kërkesa personale dhe reagime elektorale të votuesve. Ngushtësisht të ndërthurur me Rusinë nëpërmjet interesave të biznesit, ata nuk e kanë as edhe një lloj iideje rreth identitetit kombëtar apo çështjeve kyçe që kanë të bëjnë me zhvillimin e ruajtjen e shtetit. Dhe e shikojnë si prioritetin kyç të tyre rikthimin në biznesin e pafshehur me Rusinë.

“Shpresojmë që tregu rus në fund të fundit do të hapet për ne pas dy vitesh”, thotë bashkëpronari dhe lideri i Kvartal 95 Borys Shefir në në intervistë të njohur televizive  gjatë kësaj vere. “Sikur të lejoheshin të prodhonim gjëra në rusisht në Ukrainë, ne mund t’i tregëtonim këto produkte me Rusinë”. Ndërsa përfaqësues të ekipit Zelenskiy zyrtarisht e distancojnë veten nga kjo deklaratë, duke thënë se Borys Shefir nuk ka post zyrtar në qeveri, politika e e tyre e konfirmonkëtë: Shefir shprehu ndjenjat dhe qëllimet e vërteta, anipse foluur shumë hapur rreth tyre.

(nga Ukrainian Week)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakFantazma e Jimmy Hoffa
Artikulli tjetërBerisha: Emërimi i bosit të korrupsionit, goditje e rëndë për ndihmat dhe donacionet për të dëmtuarit nga tërmeti!