Stomatologët i shkruajnë Berishës: Kreu i Urdhërit të Stomatologëve jep licensa fallso

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se presidenti i Urdhërit të Stomatologut Nikoll Deda, jep licensa fallso për dentistët e huaj që vijnë të punojnë në Shqipëri.
Ndërkohë që në një mesazh tjetër një qytetar shkruan se Deda në vitin 1997-2000 është shkarkuar nga Ministria e Shëndetësisë për vjedhje të tenderit të kripës. Sipas tij Nikolla ka qenë dhe kandidat për deputet i PS-së dhe ka lidhje të forta me pushtetin.
Postimi i plotë i Berishës
Denoncohet korrupsioni i kreut mafioz te urdherit te Stomatologeve, Nikoll Kripa (Deda)
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. Sb
Pershendetje Dr.Sali Berisha , Jemi nje grup stomatologesh qe punojme me ndershmeri, duam te denoncoj Presidentin e Urdhrit te Stomatologut Nikoll Deda i cili jep licensa fallco per Dentistet e huaj qe vine punojn ne shqiperi , marin leket e popullit dhe nuk mbajne asnje pergjegjesi per pacientet. Duam ti drejtohemi prokurorise qe te shkoj te hapi te gjitha dosjet e dentisteve te huaj. Ky eshte nje nga raste i firmosur nga Presidenti. Kemi shume shprese te ju
Zoti Doktor nje infomarcion per hajdutin Nikoll Deda ( president i Urdhrit te Stomatologut) i cili eshte mesuar te rrisi cmimet , ky ka qene Drejtor i Shendetit Publik ne rethin e Pukes ne vitin 1997-2000 dhe eshte shkarkuar nga auditi i Ministrise se Shendetesise per vjedhje ne tenderin e kripes , nga 20 lek Kg ai e beri 65 leke Kg ne tender dhe e fitoj Z. Bashkim Asllanaj i cili tani eshte Sekretar i Pergjithshem te Urdhri i Stomatologut dhe e ka punesuar Nikoll Deda . Ne te gjithe Puken njihet si Nikolla i kripes. Nikolla ka ka qene kandidat per deputet i PS dhe ka lidhje te forta me pushtetin. Mjere stomatologet per te.

Exit mobile version