Strasburgu rrëzon sërish Ramën dhe tre kandidatët

Kjo është hera e dytë që emrat e propozuar nga Qeveria Rama nuk pranohen nga Asambleja e KE-së. Ky refuzim tregon se sa e paaftë është qeveria dhe Kuvendi për të bërë vetingun e gjykatësve në vend për herë të dytë, listën e qeverisë shqiptare me tre kandidatë për vendin e gjykatësit në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Tre propozimet e qeverisë Sokol Berberi, Aurela Anastasi dhe Aleksandër Muskaj u refuzuan, sepse Asambleja i vlerësoi ato të pakualifikuar.
Tre kandidatët e kishin kaluar fazën e parë të gjykimit në muajin mars. Ata u intervistuan më 6-7 prill nga 22 deputetë të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, të cilët kanë arritur në përfundimin se jo të gjithë kandidatët janë të kualifikuar për pozicionin.
Asambleja e KE-së i ka kërkuar qeverisë shqiptare të dorëzojë një listë të re kandidatësh.
Refuzimi në bllok i listës është një ngjarje e rrallë në përvojën e Gjykatës. Krahas Shqipërisë, KiE ka rrëzuar këtë vit dy herë listën e Azerbajxhanit për zgjedhjen e gjykatësit që do zëvendësojë gjykatësin e tanishëm azerbajxhanas. Më parë, gjatë dekadës së fundit, janë rrëzuar nga një herë listat e Sllovenisë, Turqisë dhe Bullgarisë.
Kjo është hera e dytë, që emrat e propozuar nga Qeveria Rama nuk pranohen nga Asambleja e KE-së. Ky refuzim tregon se sa e paaftë është qeveria dhe Kuvendi për të bërë vetingun e gjykatësve në vend.
Herën e parë, në shtator 2016, qeveria shqiptare kishte propozuar Genti Ibrahimi, Sokol Berberi dhe Ina Rama, si kandidatë për të zëvendësuar gjykatësin aktual në Gjykatën e Strasburgut, Ledi Biankun. Mandati 9-vjeçar i zotit Bianku zyrtarisht ka mbaruar në mars 2017.
Gjykata në fjalë, pas refuzimit të kandidaturave të paraqitura, ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe nga qeveria shqiptare që t’i paraqitet një listë e re kandidatësh.
Refuzimi i të zgjedhurve të qeverisë shqiptare nga ky institucion i rëndësishëm ndodh në kohën kur Kryeministri Rama po insiston më shumë se asnjëherë të reformojë sistemin e drejtësisë, duke filluar me Vetingun, procesin që e ka kthyer në kryefjalën e ditës.
Qeveria Rama u detyrua të dërgonte këta emra pas një refuzimi të parë në muajin shtator, kur Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ia rrëzoi listën pa e marrë fare në shqyrtim dhe ishin kandidatë: Genti Ibrahimi, Sokol Berberi dhe ish-Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.

Tritan Shehu: Refuzimi nga Strasburgu, rast unik

Rast unik, rrëzohen për herën e dytë të gjitha kandidaturat tona për Gjykatën e Strasburgut!
Mazhoranca, që i përzgjodhi duhet të mbajë përgjegjësi për këtë paraqitje jo dinjitoze të Shqipërisë.
Kështu është kur kandidaturat zgjidhen në ambjente hermetike, në mënyrë të njëanshme, jo transparente e…… larg procesit të vërtetë të “Vetingut”.
Kjo tregon që diçka e madhe nuk po funksionon te procedura e përzgjedhjes dhe tek ata që përzgjedhin kandidaturat për t’i paraqitur aty, radhazi dy grupe tashmë…. dhe vazhdojnë t’u rrëzohen.
Kam përshtypjen se kjo është unike në tërësi në historinë e asaj gjykate!
Keqardhje për sa po ndodh.

Exit mobile version