Strategjia. Akademia Mavi si brez i tretë i PS, pa memorie e rrjedhimisht pa përgjegjësi politike.

Nga Besart Logu

Si duket, strategjia e Ramës për të fituar mandatin e katërt është të shmangë nga ekranet figurat e konsumuara, pra ato hajdutët me çizme, dhe në vend të tyre të nxjerrë Nafijet dhe Sillot e Akademisë Politike!

Pashë një video të një treshe të tillë, pra akademikësh mavi, që dukeshin si në gjendje hipnoze. Flisnin për një realitet paralel. Për një Ramë tjetër nga ai që njohim këto 12 vite, për një kryeministër që duhet të mendojë më shumë për vete se sa për ne!!!

Ndërkohë;

▪︎ Ardhja e PS në pushtet në 2013 (me 1 milion shuplaka) u bë e mundur së sajë të bërjes bashkë të të gjitha qelbësirave në bashkëpunim të ngushtë me bandat.

▪︎ Kandidoi njerëz me precedentë të theksuar kriminal që i largoi ligji i dekriminalizimit (roshët, doshët, bushët, ndokët, rrajat, kajmakët, etj)

▪︎ U faktua me prova, me përgjime të prokurorisë (dosja 184 dhe 339) se PS ngre shtabe elektorale me krimin e organizuar për të blerë vota.

▪︎ Ka në gjirin e saj manjakë seksual që shfrytëzojnë pozitat shtetërore në këmbim të favoreve seksuale, madje dënuar me vendim gjykate (Shukriu, Gjici) apo narkomanë të varur nga drogërat e forta.

▪︎ Abuzoi me pushtetin me tendera të paracaktuar (tuneli llogarasë, ARRSH, 5D, mjetet antiCovid, etj) me koncensione korruptive (inceneratorët, check up, sterilizmi, dializa, laboratorët, etj), me ligje speciale (teatri) apo me dhënie statusi investitori strategjik (Pëllumb Gjoka, burri Xhaçkës, bashkëjetuesja e kunatit Xhaçkës, Dulaku, Apexat, Gjikuria, Gjiknuri, Gaz Paja, etj).

▪︎ Kanabizoi vendin dhe e ktheu Shqipërinë jo vetëm tranzit por edhe vend prodhues kokaine (laboratori Xibrakës, Frakullit) apo heroine (laboratori i Has).

▪︎ Ish ministra të brëndshëm e drejtorë të përgjithshëm policie të përfshirë vetë apo familjarë të tyre në grupe të strukturuara kriminale apo deputetët e PS krerë bandash ekzekutorësh me pagesë.

▪︎ Ish ministra hajdutë të fondeve shqiptare por dhe të BE. Të tjerë përdorues të platformave SKY dhe Encro Chat.

Këto dhe shumë skandale tjera për të cilat duhet e gjithë darka që të sillën në vëmendje, janë produkte të PARTISË SOCIALISTE dhe të EDI RAMËS. Ne kemi qenë këtu, jemi gdhirë e ngrysur me këto bëma aq sa na janë kthyer në normalitet, pra qeveri e skandaleve.

Për t’u kthyer sërish te akademikët mavi; artikulimi i tyre sikur është viti zero, jo vetëm që duket një skemë e dështuar e komunikimit publik por njëkohësisht është edhe tallja më e madhe që mund t’i bëhet shqiptarëve.

Për të gjitha çfarë rreshtova më lart ka vetëm një përgjegjës dhe ai është Edi Rama. Jo vetëm si ideator apo bashkëpuntor për secilin nga ato raste por edhe si i votuar për të qeverisur vendin të cilin e ka kthyer në republikë bananesh. Prandaj, vota kundër Partisë Socialiste është zgjidhja. Çdo tentativë për ta shmangur këtë fokus duke e çuar atë te opozita, apo opozitat, është shërbim ndaj Edi Ramës dhe si i tillë duhet refuzuar.

Exit mobile version