Nga Roland Lami
Relativizo sa te mundesh shkeljen ligjore duke e etiketuar si të pamjaftueshme për arrest me burg.
Glorifiko vetëm punët e mira që ka bërë në drejtim jo shkeljet për të cilat akuzohet.
Baltos rivalët politik ose paraardhësit e tij që shkelja apo abuziviteti të konsiderohet si normalitet jo përjashtim.
Prodho skandale sa më shumë në disa fronte që të shpërqëndrohet vëmendja e publikut.
Nxirr sa më shumë figura nga bota e artit, sportit, letërsia dhe akademia që të krijohet përshtypja e një mbështetje publike larg interesave politiko biznes pavarësisht se personat në fjalë i kthejnë borxhin në ditë të vështira personit të anatemuar për korrupsion.
Organizo kundërprotestë për ta dyzuar opinionin publik me idenë që ka pro dhe kundra të akuzuarit për korrupsion nga SPAK.
Kritiko SPAK me teza konstruktive me idenë që i akuzuari në fjalë është viktim i këtij sistemi i cili ka nevoj të korrigjohet urgjent.
Gërrmo sa më shumë në biografinë e prokurorit që të deligjitinohet në pubik si figurë e korruptuar.
Evidento aspekte humane te i akuzuari me qëllim ekspozimin si viktimë jo si i pandehur në sytë e publikut duke u ndalur te fëmijët, prindërit në moshë të thyer etj.
Publiko vetëm copëza të aktakuzës që të krijohet ideja në publik për instrumentalizim politik të akuzës.
Prodho sensacione me deklarata apo sjellje si ajo e kryeministrit për të shpërqëndruar vemendjen e publikut apo ajo e deputetëve në seancëen e fundit plenare.
Kontrollo deri në censurë që mediat kryesore portalet të ftojnë dhe të thuhen gjërat që lidhen me sa më lartë.
Kjo është një arsye më shumë pse nuk duhet të humbet vigjilenca dhe mos ushtrimi i presionit ndaj SPAK dhe GJKKO.