“Strategjikët”, “Ofshore”-t dhe partitë që s’premtojnë asgjë!

Nga Mentor Kikia

“Investitorët strategjike”, që rastisin të jenë ose politikanë ose trafikantë, marrin tokë nga shteti, nuk paguajnë taksa për lejen e ndërtimit dhe me taksat tona qeveria u ndërton rrugën, kanalizimet dhe i dërgon energjinë.

Dhe në fund ata ndërtojnë vila për t’i shitur, duke fituar para të shpejta dhe duke shkatërruar përfundimisht edhe perspektiven turistike te bregdetit, si shtylle e ekonomisë sonë.

Ndaj, unë do te votoj dhe do mbështes atë parti politike që do të ketë në program e premton të bëjë këto tri gjera:

1-Te ndaloje/shfuqizoje ligjin për Investimet Strategjike dhe të kalojë në hetim çdo procedurë që është dhënë deri tani.

2-Të ndaloje shndërrim e bregdetit, si aset kombëtar, në rezidence luksi vetëm për të jetuar të pasurit dhe ta vërë atë vetëm në shërbim te turizmit.

3-Te ndaloje marrjen e koncensioneve dhe tenderëve me fonde publike nga kompanitë Ofshore, të cilat zyrat i kanë në Tirane, por regjistrohen në parajsat fiskale, për të fshehur pronësinë. Këto kompani janë autoret e aferave më të mëdha korruptive në vend.

Deri tani lufta politiko-elektorale po zhvillohet vetëm me sulme dhe akuza ndaj njëra-tjetrës, dhe askush nuk premton e deklaron se çarë do të bëjë për të çmontuar bazën ligjore që ndihmon korrupsionin.

Korrupsioni nuk luftohet duke arrestuar të korruptuarit, por duke e parandaluar atë, pa e bërë dëmin, e duke i hequr bazën ligjore pas të cilës fshihet më së shumti.

Artikulli paraprak“Tetë vite më parë kur Trumpi fitoi mandatin e parë, festuan Grueski dhe Shesheli”/ Fitim Zekthi: Presidenti Trump i la siç i gjeti, madje ua shtrëngoi më shumë rripin”
Artikulli tjetërManaj në listën e Silvinjos me “pikëpyetje”, vendimi i Sivaspor për sulmuesin tregon situatën e tij