Nga Mentor Kikia
“Investitorët strategjike”, që rastisin të jenë ose politikanë ose trafikantë, marrin tokë nga shteti, nuk paguajnë taksa për lejen e ndërtimit dhe me taksat tona qeveria u ndërton rrugën, kanalizimet dhe i dërgon energjinë.
Dhe në fund ata ndërtojnë vila për t’i shitur, duke fituar para të shpejta dhe duke shkatërruar përfundimisht edhe perspektiven turistike te bregdetit, si shtylle e ekonomisë sonë.
Ndaj, unë do te votoj dhe do mbështes atë parti politike që do të ketë në program e premton të bëjë këto tri gjera:
1-Te ndaloje/shfuqizoje ligjin për Investimet Strategjike dhe të kalojë në hetim çdo procedurë që është dhënë deri tani.
2-Të ndaloje shndërrim e bregdetit, si aset kombëtar, në rezidence luksi vetëm për të jetuar të pasurit dhe ta vërë atë vetëm në shërbim te turizmit.
3-Te ndaloje marrjen e koncensioneve dhe tenderëve me fonde publike nga kompanitë Ofshore, të cilat zyrat i kanë në Tirane, por regjistrohen në parajsat fiskale, për të fshehur pronësinë. Këto kompani janë autoret e aferave më të mëdha korruptive në vend.
Deri tani lufta politiko-elektorale po zhvillohet vetëm me sulme dhe akuza ndaj njëra-tjetrës, dhe askush nuk premton e deklaron se çarë do të bëjë për të çmontuar bazën ligjore që ndihmon korrupsionin.
Korrupsioni nuk luftohet duke arrestuar të korruptuarit, por duke e parandaluar atë, pa e bërë dëmin, e duke i hequr bazën ligjore pas të cilës fshihet më së shumti.