Në një postim në rrjetin social facebook, Sekretari për Marrëdhëniet në PD, Edvin Kulluri, shkruan se qeveria e trajton Sigurinë Kombëtare më shumë si spektakël se sa si detyrë themelore.
Ai thotë se “të miratosh një dokument strategjik dhe ta zbatosh atë janë 2 gjëra të ndryshme”.
Zyrtari demokrat ka sjell sërish në vëmendje propozimin e PD dhe të Bashës për alokimin e 50 milionë eurove për Forcën e Sigurisë së Kosovës, që ende nuk ka marrë një përgjigje nga mazhoranca.
Më poshtë postimi i plotë i Kullurit:
Meqenese mazhoranca ka miratuar ne Kuvend Strategjine Kombetare te Sigurise, disa aspekte duket se jane kritike! Te miratosh nje dokument strategjik dhe ta zbatosh ate jane 2 gjera te ndryshme.
Se pari, ky dokument ka kaluar ne heshtje pavaresisht nga rremuja e krijuar nga nje pjese e opozites ne Kuvend, c’ka ka pamundesuar nje debat serioz per kete ceshtje kritike.
Se dyti, nuk dijme se ne c’nivel eshte zbatuar Strategjia e meparshme e miratuar ne vitin 2014! Rezulton se per shembull, detyrimi per te pergatitur Strategjine e Forces Detare nuk eshte permbushur ne 10 vite!
Se treti, dy komponente thelbesore te Sigurise Kombetare si Siguria Ushqimore dhe Energjitike ne 11 vite te qeverisjes socialiste kane mbetur ne vendnumero. Asnje investim serioz ne burime te reja te energjise elektrike nuk rezulton te jete realizuar. Sa per AKU, dihet publikisht qe as nuk i afrohet standarteve te kerkuara.
Se katerti, askush nuk thote se ne c’nivel qeveria shiptare ka financuar deri tani Forcen e Luftimit dhe sa eshte mbeshtetur ngritja e saj nga partneret. Qeveria shqiptare pavaresisht nga mbeshtetja bujare e SHBA, ka patur detyrimin te financoje ndjeshem Forcen Tokesore.
Se pesti, Mbrojtja Civile permes ish BMR nuk eshte rritur ne kapacitete trajnimi, stervitjeje dhe pajisjeje.
Se gjashti, para se te flasin per Force Rezerviste, duhej qe te garantohej plani i rekrutimit. Rezulton se ka nje boshllek te madh mes nevojes per personel ushtarak dhe rektutimeve sidomos ne vitin qe lame pas.
Strategjite ne leter dhe rritja e kapaciteteve te FA jane 2 gjera te ndryshme, por mesa duket “modeli fasade” vazhdon te dominoje mendesine e qeverisjes se Rilindjes! Per me teper qe korrupsioni eshte nje “gerryes” i beaimit ne FA. Ashtu sic propozimi i PD per alokimin e 50 milione eurove per mbeshtetjen e FSK nuk ka marre ende nje pergjigje, c’ka jane shenja se ceshtja e Sigurise Kombetare trajtohet me shume si spektakel se sa si detyre themelore e nje qeverie!