Strazimiri: Më 16 shkurt në shesh do të vërshojë populli, nuk ka dhunë më të tmerrshme sesa varfëria!

Deputeti i PD, Gent Strazimiri komentoi për A2 ngjarjet e sotme në Kuvend. I pyetur a ishte nevoja për këtë përshkallëzim të tensionit nga ana e PD, me hedhjen e bojës nga Edi Paloka në drejtim të kryeministrit Rama, deputeti deklaroi që “ka 6 vjet që tensioni dhe kjo lloj sjellje është konstante nga kryeministri i vendit dhe mazhoranca”.
AI thekson se jo vetëm PD nuk tërhiqet nga gjesti por se “sot ai mori përgjigjen e duhur, në emër të gjithë qytetarëve te dhunuar dhe të mashtruar, nga ata që po ikin nga vendi”.
Për Strazimirin ky ishte “momenti i duhur për t’i zënë gojën kësaj qeverie që nuk ngopet kurrë, dhe kanë vendosur të plaçkitin vendin deri në minutën e fundit.
Sipas deputetit democrat, “Kryeministri nuk ka parë gjë akoma, në 16 shkurt në shesh do të zbresë populli, dhe askush nuk duhet të ketë frikë nga populli, nuk ka dhunë më të tmerrshme sesa varfëria”.

protest 1

Exit mobile version