Strazimiri: Me 25 prill Rama do të marrë 1 milion shqelma demokratësh dhe socialistësh të bashkuar

Kandidati për deputet në Tiranë për PD-në, Gent Strazimiri ka thënë se qeveria po përdor metoda të ndryshme për të blerë votat për zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Strazimiri tha se Kryeministri Edi Rama, do të dalë humbës në zgjedhje duke shtuar se do të marrë 1 milion shqelma nga demokratët dhe socialistët e bashkuar.

Pyetje: Blerja e votës është një nga fenomenet më të diskutueshme, a ka përpjekje nga qeveria për të blerë votën?

Gent Strazmiri: Qeveria po përpiqet të blejë votën në mënyra të ndryshme. Blerja nuk është vëtëm me para, por edhe dekujarimi I qytetarëve që të mos marrë pjesë në zgjedhje, në këmbim të parave. Përpjekjet janë intensive. Janë disa padi në SPAK pasi qytetarët po i injorojnë shantazhet dhe blerjen që u kërkojnë qeveritarët.

Prandaj një pjesë e padive janë në SPAK. Unë mbetem kofident në dëshirat e qytetarëve shqiptar për të mos rënë pre e shantazheve dhe të mos korruptohen nga favoritizma që dëmtojnë demokracinë. Disa qytetarë kanë refuzuar prmtimin, që mos shko të votosh se ditën e hënë do të sjell legalizimin. Ka presion masiv.

Me këtë atmosferë që shoh, do të kemi një ortek votash kundër kësaj qeverie dhe kundër metodave të kësaj banditeske, që unë do të thoja do të ishte mbi 1 milionë shqelma të kthyera mbrapsht nga ato që ai quajti shuplaka në vitin 2013.”

Exit mobile version