Strazimiri paralajmëron Mero Bazen: Mjero, bëj gati paratë e shpifjes!

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar ndaj një shkrimi të botuar nga Mero Baze në gazetën e tij, ku dy deputetë të PD, Paloka dhe Strazimiri kanë qënë dje në Lezhë dhe janë “takuar me disa element kriminalë”. Në Reagimin e tij Strazimiri shkruan se, ditën e djeshme ka qenë gjithë ditën live para kamerave në Tiranë, fillimisht në gjykatë në mbështetje të “personave problematikë”, dhe më pas në konferencë shtypi po ashtu “live”.
Postimi i Strazimirit në Facebook
Ditën e djeshme, Gent Strazimiri ka qenë gjithë ditën live para kamerave në Tiranë, fillimisht në gjykatë në mbështetje të “personave problematikë”, kryesisht invalidë, që “prishën imazhin e vendit”, që domethënë syfetin tënd. E më tej në konferencë shtypi po ashtu “live”, për t’u treguar shqiptarëve syfetin tënd me fjalët e “Zërit të Amerikës”…
Edhe po të kisha qenë në Lezhë shoku Mjerim, do ta kisha të pamundur të takoja elementë kriminalë sepse i ka rekrutuar të gjithë qevërria jote si “rilindas”, siç e denoncon edhe “Zëri i Amerikës” përmes publikimit të dosjes 339!
Bëj gati paratë e shpifjes!!!

Artikulli paraprakKthehet tritoli në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një banesë
Artikulli tjetërÇmenduria e nënkryetarit të KQZ: Të gjitha mandatet e PD-së do t’i marrë PS!