Struci i politikës shqiptare!

Nga Sidi Hasanaj 

Nëse ka një qënie që personifikon deputetin Gazment Bardhi, besoj se struci është më i duhuri dhe gjithëpërfshirësi për “cilësitë” e tijë.
Në media u hodh dritë, me fakte dhe dokumenta, se cilët ishin 30 deputetët që kishin ankimuar në Gjykatë Kushtetuese masën shtrënguese (me arres burg ose shtëpie) ndaj S.Berishës.
Një hap normal që nuk do duhej të ishte aspak nën sfondin latant, ku 30emrat e deputetëve të mbaheshin sekret. Por mesa duket arsyet ishin të qëndsishme.
Leva e Berishës me ndërkombëtarët, Gazment Bardhi dhe deputetët që e ndjekin, kanë valencë politike e elektorale thuajse zero, por Berishës i duhen sepse mendon se i përdor si fije komunikimi me faktorët ndërkombëtarë. Në këtë aspekt, ishte imperative të mbahej në sekrecion të plotë lista e 30 deputetëve firmëtarë për në Gjykatën Kushtetuese por edhe kërkesa e depozituar.
Gazment Bardhi duhej të paraqitej si pjesë autonome nga Rithemelimi, që nuk i dilte kundër SPAK e Drejtësisë… pasi ai ishte linear me kërkesat e faktorit Amerikënë dhe Europian, të cilët kërkojnë përkrahje dhe lehtësi në punën e Drejtësisë.
Këtu hyn dhe ethosi prej Struci i Gazment Bardhit:
Njësoj si struci ai mbuloi kokën në rërë (fsheu emrin e tij) por la zbuluar pjesën… e tij që përdor më shumë në indulgjencat e shumta që ka!
Emri i tij jo vetëm u bë publik, por përsëri mashtroi duke thënë se kishin bërë kërkesë nga Kushtetuesja  vetëm një arsyetim të nenit 73 (a duhej të merrte leje SPAK në Parlament apo jo për masën e parë ndaj Berishës).
E vërteta është shumë ndryshe, pasi pika 4 e kërkesës së depozituar në Gj.Kushtetuese nga Bardhi ishte kërkesë e qartë pa ekuivok që arrestimi i Berishës të ndalei deri në një vendim përfundimtarë të Gj.Kushtetuese për këtë çështje.
E thënë burrërisht:
Është kërkuar që aksioni i SPAK me Berishën, i përkrahur fortë nga CDU Gjermane përmes Krishbaum, nga Britania e madhe dhe SHBA, të frenohet e të pengohet.
Po burrërisht F.Noka, Leskaj etj e kanë pranuar hapur këtë kërkesë të tyre… pavarësisht konfliktit me faktorin ndërkombëtarë.
Por ndryshe nga ta, Bardhi mendon se po të imitojë strucin, do ja hedhi të gënjejë Shqipëtarët, mediat dhe faktorin ndërkombëtarë… është sindroma e Strucit, dhe ai mendon se ja hedh predatorëve duke zhytur kokën në rërë.
Në fakt, kjo mënyrë infantile hilesh e dredhirash, është kareteristika fondamentale e bazike që karekterizon gjithë retorikën, veprimet politike, karakteriale, gjithë konceptet e etikës që G.Bardhi ka shfaqur në karrierën e tij. Bardhi ka treguar eminencë e superioritet ndaj kujtdo në koherencën e tij për të vepruar i udhëhequr nga hiletë dhe gënjeshtrat.
E vërteta është që G.Bardhi dhe deputetër pas tij, me Gjekmarkajn etj, kanë dalë përballë linjës politike të SHBA dhe BE, janë rreshtuar kundër Drejtësisë dhe pro interesave ekonomiko-politike të S.Berishës… por me kokën e fshehur nën rërë dhe fundshpinën e zbuluar.
Artikulli paraprakÇifti Bardhi-Kryemadhi imitojnë gjuhën e Edi Ramës për të sulmuar Lulzim Bashën
Artikulli tjetërFjalimi brilant i Rexhep Ukës/ Ndryshimi nuk ndalet, Shqipëria në kërkim të opozitës së vërtetë!