Ne diten e tokes, sebashku me studente dhe gjimnaziste te Tiranes, vendosem te kthejme veshtrimin nga shtepia jone e perbashket, planeti Toke 🌏
Sot eshte dita per te ndergjegjesuar veten dhe kedo kundrejt demit mjedisor qe progresi yne teknologjik, social & ekonomik ka shkaktuar dhe per te rihyre ne harmoni me shtepine e njerezimit.
Ndaj vendosem qe kete dite ta kalonim duke pastruar 2km vije bregdetare ne plazhin e mrekullueshem te Spillese, duke dhene edhe ne sadopak kontributin tone modest ne kete dite ku e gjithe bota sensibilizohet dhe tregon me shume respekt per mjedisin tone te perbashket.
Ndergjegjesimi yne nuk permbyllet ne nje dite, inkurajojme te gjithe te rinjte te kujdesen per mjedisin, te perdorin me pak plastike, te ulin shperdorimin si dhe te jetojne nje jete me ekologjike.