Studentët e Durrësit në ngujim, Berisha publikon videon!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga protesta e studentëve nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ndërkohë ish-Kryeministri, krahas videos shkruan se, studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës kërkojnë njëzëri ‘Anullimin e Ligjit të Arsimit të Lartë!’
“Ne jemi studentë të Universitetit ‘Aleksandër Moisiu në Durrës” Kemi vendosur sot t’i bashkohemi nismës si studenta, për t’u bashkuar për të drejtat tona. Ne nuk dorëzohemi derisa kërkesat tona të plotësohen dhe të rrëzohet ligji për “Arsimin e Lartë”. Kemi vendosur të qëndrojmë këtu brenda 24 orëve”, shprehen studentët në videon e publikuar nga Berisha.

Studentet e Universitetit Aleksander Moisiu ne Durres kerkojne njezeri Anullimin e Ligjit te Arsimit te Larte! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 15. Januar 2019

Artikulli paraprakNgujohen studentët e Elbasanit: “Dil e protesto, ne na u bashko”!
Artikulli tjetërBreaking News! Rrihet dhe kyçet në WC ministri Ahmetaj!