Qindra studentë nga Elbasani kanë mburritur në Tiranë për të ju bashkuar protestës madhështore që po zhvillohet tek Ministria e Arsimit.
Ata kanë nisur marshimin për tu bashkuar protestës qendrore. Studentët e Elbasanit janë nisur me mjete të rastit dhe tani po marshojnë rrugët e Tiranës.
Studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.
Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin, ndërsa nga të gjitha fakultetet e Tiranës janë mblidhur tek Ministria e Arsimit. Studenteve të Tiranës, iu bashkuan edhe bashkëmoshatarët e tyre nga Universiteti i Elbasanit, ndërsa pritet të vijnë edhe ata nga Durrësi dhe Vlora.
“Studentë kjo është koha jonë. T’u tregojmë pushtetarëve. Studentët e bashkuar kanë për ta fituar. Kërkojmë të drejtat tona. Përmirësim të kushteve të konvikteve. Ulni tarifat”, kanë thirrur në kor studentët.
Ndërkohë studentët pasi nisën marshimin nga kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, ata u ndalën tek ‘Zogu i Zi’, ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizuan edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit. “Eja mblidhuni këtu, këtu”, “Ulni tarifat”, “Shqipëria është e jona”, “Jo politikë” këto janë disa nga thirrjet që të rinjtë lëshojnë në kor.
Pjesë e protestës u bë edhe Artisti Robert Aliaj, i cili dha mesazhin e fortë për rininë shqiptare, që ajo mos të ndalet, ndërsa ai shoqërohej nga vajza e tij. “Jam shumë e lumtur që të jem këtu mes jush”, tha vajza e tij në anglisht.