Studentët dhe gjimnazistët e Elbasanit nisen drejt Tiranës

Studentët e Elbasanit kanë mbushur rrugët e qytetit. Ata janë mbledhur para universitetit “Aleksandër Xhuvani” me pankarta të shumta në duar dhe thirrje për qeverinë.
“Koha e maskarenjve”; “Baba 90, çuni 2018”, “Jo po portofoli, jo po kompetenca, jo po tremujori, jo po s’punon leva” dhe meme të tjera të kthyera në parulla, studentët kanë marshuar për plotësimin e kërkesave të tyre si ekonomike ashtu edhe për cilësinë e mësimdhënies.
Ka një fluks të madh gjimnazistësh dhe studentesh drejt Tiranës, por mungojnë mjetet e transportit
Në të gjitha rrethet e vendit ku ka Universitete është bojkotuar mësimi dhe studentët janë bashkuar lëvizjes së madhe.

Elbasani 6

Elbasani 2

Artikulli paraprakI ka mbushur poturet, prisni kur të dalë tek ERTV duke u qurravitur si legen…
Artikulli tjetërMrekullia e një proteste pa dialog