Dy nga studentët e proceduar penalisht nga policia nga 25 persona në total kanë marrë sërish protestë gjatë ditës së sotme dhe thonë se nuk tërhiqen. Në një prononcim nga protesta, studentët e proceduar Henri Fero dhe Estela Nazarko janë shprehur se ata nuk kanë shkelur asnjë rregull.
Studentja Estela Nazarko: Nuk është se u shqetësova, pasi është një lëvizje e radhës për të na trembur. Jam shumë mirë dhe do vazhdoj të protestoj. Këtu nuk ka asnjë organizator dhe protesta nuk është e përçarë. Ne jemi të gjithë studentë të hedhur në rrugë. Rama ka dalë në TV dhe ka bërë monolog me veten. Do jemi këtu deri në plotësimin e kërkesave tona.
Studenti Henri Fero: Në këtë protestë nuk kam hedhur një letër çamçakëzi në tokë dhe jo më objekte në drejtim të Ministrisë. Unë di 5 gjuhë të huaja dhe nuk jam figurë vandale. Unë nuk jam organizator dhe jam qytetar i thjeshtë që dua vendin tim.
Halla e studentit Henri Fero: Është nipi im dhe e kam sjellë nga Gjermania. Është djalë intelektual dhe është djalë që nuk merret me ato gjëra. Ti hiqet emri i tij nga procedimet dhe të mos terrorizojnë studentët.