Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrëskanë votuar sot në shumicë dërrmuese për të bojkotuar procesin mësimor.
Pas votimit të zhvilluar në këtë fakultet, 63.5% e studentëve kanë votuar pro bojkotit, ndërsa për të vijuar mësimin kanë votuar 32% e studentëve.
Paralelisht me grevën e pedagogëve të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ditën e sotme studentët vijuan bojkotin e mësimit.
Në Fakultetin e Drejtësisë një grup studentësh kërkuan të rikthehen në auditore.
Por, të tjerë vijojnë të mbajnë të bllokuara hyrjet në institucion, çka ka shkaktuar debate të ashpra mes studentëve.
Pas Tiranës edhe studentët e Shkodrës kanë nisur ngujimin.
Studentët zgjodhën këtë formë ekstreme reagimi, pasi qeveria nuk jua ka plotësuar 8 kërkesat e bëra publike.