Studentët e Universitetit Bujqësor në protestë: Vijmë për të bërë mësim dhe këtu shohim shumë policë…

Studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës kanë dalë sërish sot në protestë kundër ndërtimit brenda kampusit universitar. Ata janë shprehur se protestat do t’i vazhdojnë dhe nuk do të futen në shkollë për të bërë mësim. Në mbështetje të studentëve janë edhe pedagogët, rektori dhe dekani i këtij universiteti.

“UBT-ja proteston. Fusha ku studjonim na i zutë, ju jeni hajdutë”, kjo është një nga thirrjet e studentëve në protestën e sotme.

Një studente është shprehur e vendosur se protesta do të vijojë dhe sipas saj me projektin e shkollës 9-vjeçare është shkelur ligji.

“Vijmë për të bërë mësim dhe këtu shohim shumë policë. Shumë turp për Erionin dhe për mënyrën sesi na sheh kryebashkiaku. Ata kur arrijnë ofendojnë pedagogun apo studentin duhet të japin dorëheqjen. Jam shumë e befasuar. Nuk kemi pse përzihen studentët me nxënësit. Ai më të drejtën është i humbur. Ka shkelje të ligjit këtu. Do të vazhdojë bojkotin e mësimit.

Nëse për Veliaj është me vlerë të lëmë mësimin ne do të lemë, le të kënqet ai”, u shpreh një studente. Në UBT janë të pranishme edhe forcat e policisë, të janë aty për të ruajtur rendin.

Bashkia Tiranë nëpërmjet një projekti do të ndërtojë brenda kampusit universitar një shkollë 9-vjeçare. Ky projket kundërshtohet nga pedagogët dhe studentët pasi sipas tyre do të prishet fidanishja e shkollës që ata e quajnë laboratori.

Nga ana tjetër Erion Veliaj është shprehur i vendosur se shkolla do të ndërtohet dhe protestën e ka quajtur një turp.

Artikulli paraprakBllofi i kryeministrit dhe shtetrrethimi….
Artikulli tjetërReagimi i fortë i Vasilit: T’i vëmë vizën këtij kryeministri, jo shqiptarëve!