Studentët i këndojnë Nikollës: Mesatarja 5.8, në fund ta futi shefi vetë!

Studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ashtu siç bashkëmoshatarët e tyre në qytetet e tjera, vazhdojnë protestën dhe bojkotimin e mësimit. Përveç parullave, ata kanë zgjedhur të protestojnë edhe me vargje dedikuar ish-ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, e cila u shkarkua pak kohë më parë.
Në vargjet dedikuar Nikollës, studentët janë skeptikë për zgjidhjen e Ramës, ndërsa shprehen se ‘shefi ia futi në fund Nikollës’.
Vargjet e këngës
Lindita, ti ku je? Arsimin rrugëve pse e le.
Zgjidhje pse nuk na dhe ti, këtë hall s’e zgjidh njeri.
Mesatarja 5.8 ministrja e shtetit eee
Pas kaq vitesh në pushtet, në fund ta futi shefi vetë.

Artikulli paraprakProtestë në Shkodër, 300 punonjëse të fasonerive dalin në rrugë
Artikulli tjetërPërse duhet t’i hani frutat dhe perimet me lëkurë