Studentët i rikthehen protestave, vezë ndaj Ministrisë së Arsimit, marshim drejt Kryeministrisë

Studentët i janë rikthyer sot protestave përpara Ministrisë së Arsimit, pas disa javëve ku bojkoti ishte përqëndruar me ngujim në Fakultete.
Studentët kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së Ministrisë, ndërsa nuk kanë munguar as brohoritjet e tyre. Në protestë janë studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe të Mjekësisë.
“Kjo nuk është dhunë, është çjerrja e fytyrës së një sistemi. Po shprehim pakënaqësinë tonë, kjo formë duhet të ishte djegur nga dita e parë. Protesta e sotme është një marshim nga ministria në drejtim të kryeministrisë. Ne nuk kemi marrë ato për të cilat jemi ngritur”, u shprehën studentët në mikrofonin e Fax News.
Në këtë protestë nuk kanë munguar fhe thirrjet: S’jemi 2, as s’jemi 3, gjithë Shqipëria është me ne. Anuloje ligjin, anuloje ligjin!
Nga ana tjetër pavarësisht qëndrimit të studentëve, qeveria Rama dhe ministrja e sapoemëruar Besa Shahini vijojnë turin për të shpalosur paktin për Universitetin.
Në shumë prej takimeve akuzat janë se studentët që shkojnë në takimet me Ramën janë pjesë e FRESSH, dhe persona të zgjedhur nga njerëz pranë Ramës.

Exit mobile version