“Ja e zëmë qeveria është babai im, dhe unë i them: O ba mos i ço lekët për kokainë, për klube nate, por investo për të ardhmen, për dijen, për të ardhmen time dhe për të ardhmen e gjithë rinisë”, u shpreh me ironi njëri nga studentët për kryeministrin Rama.
Ata tashmë kanë shtuar edhe një kërkesë drejtuar qeverisë. Studentët kërkojnë që të hiqet procedimi penal për 25 personat që u njoftuan nga policia.
Duker iu referuar listës, ku figuron dhe Edmond Tupja dhe Robert Aliaj, ata u shprehën se kryeministri me këtë që po bën nuk po kërkon dialog por po i hedh benzin zjarrit.
Ata thonë se dy personazhet dhe të tjerë nuk e meritojnë të jenë në këtë listë. Sipas tyre janë të tjerë, edhe pedagogë që u kanë “nxirë jetën studentëve” që duhet të procedoheshin.
“ Në këtë listë është Edmond Tupja, po si nuk i doli emri njëherë për abuzime, si nuk I doli emri për favore seksuale…janë të tjerë që duhet të jenë në këtë listë.
Në këtë listë është dhe Robert Aliaj, një artist që na është bashkuar si qytetar, si mund të jetë ky në këtë listë…”, tha ndër të tjera studentja e cila vazhdoi me leximin e emrave të tjerë që ishin në listën e të proceduarve.
Ndërkohë një tjetër student që foli para mikrofonit të ‘Fax Neës’ theksoi se kryeministri nuk kërkon dialog, në një kohë kur procedon student e intelektual pse protestuan.
Ti nuk po kërkon dialog, ti po i hedh benzin zjarrit, si mund të kërkosh dialog kur procedion student e intelektual pse protestuan, ky është tregues se çfarë qeverie jeni”, u shpreh studenti.