Studentët konfrontohen me policinë para Kryeministrisë

Ndërsa studentët vijojnë protestën e tyre në ditën e 10-të, mbrëmjen e sotme është zhvilluar një incident mes tyre dhe policisë.
“Faxweb.al”, ka siguruar videon nga momenti i përplasjes, ku policia nuk ka lejuar protestuesit që të marrin ngrohëse për t’u ngrohur.
Pas ndalimit të ndezjes së zjarrit me dru, policia tashmë nuk ka lejuar që studentët të përdorin asnjë mjet alteranativ për tu ngrohur.
“Asnjëgjë e kundraligjshme! Asgjë e kundraligjshme! Shërbeni shtetit! Veproni bëni detyrën!” dëgjohet të thotë një nga policët.
Ndërkohë që qytarët kanë shpërthyer në brohoritje kundër qeverisë: Poshtë diktatura! Poshtë diktatura! Poshtë komunistët! Poshtë komunistët!
“Policia, të gjithë ato individë kanë marrë urdhra duke u munduar që të ruajnë sigurinë. Por ne duam diçka që të ngrohemi këtu. Studenetët donin thjeshtë diçka për tu ngrohur. Nuk jemi këtu për të rrëzuar qeverinë. Ne nuk mund të kemi më një protestë të qyetarizuar. Edi Rama a nuk ishe ti ai që na quajte ngelës!? Arsyeja se zoti kryeministër nuk i do ti zgjidhë pikat është se ai kërkon që të krijojë zvarritje. Kemi protestë kombëtare dhe do të ngrihet vetëm një flamur, ai kombëtar!”- u shpreh një student për Fax News.

Exit mobile version