Studentët: Kryeministrit ia kemi bërë të qartë, nuk ka dialog. Mos të guxojë kush të shkojë te Rama!

Ka nisur dita e gjashtë e Lëvizjes Studentore që ka ngritur më këmbë të gjithë të rinjtë e të rejat në Tiranë dhe në rrethe me një listë kërkesash e pakënaqësisht të krijuara nga reforma në arsim.
Studentët janë mbledhur para Korpusit dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku ashtu si ditët e tjera do të protestojnë për të drejtat e tyre.
Studentët janë mbledhur para Korpusit dhe kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit ku ashtu si ditët e tjera do të protestojnë për të drejtat e tyre.
“Kryeministrit ia kemi bërë të qartë. Nuk ka dialog. Ai duhet të plotësojë kërkesat tona. As sot nuk ka për t’ia dalë. Ai ka sot një ultimatum për këtë. Të gjithë studentët të martën do të jenë në Tiranë dhe në rast se injorohemi, situata do përshkallëzohet, ne e dimë se çfarë kërkojmë. Unë jam i pari që do të futem në grevë urie, sepse nuk po dalim në rrugë për politikë, por për të drejtat e studentëve”, tha një student.
“Të mos guxojë njeri që sot të shkojë të bëjë dialog me kryeministrin. Ne studentët nuk kemi përfaqësim”, tha një tjetër.
Studentët i kanë dorëzuar një listë me 8 kërkesa Ministrisë së Arsimit dhe i kanë dhënë ultimatum deri të martën për plotësimin e të gjitha kushteve.
Ata kërkojnë përgjysmim të tarifave të shkollimit, kartë studentore me përfitime lehtësuese, rishikim të kurrikulave shkollore në universitete; komision në universitet që të mbrojë të drejtat e studentëve etj.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka ftuar studentët për dialog në një lidhje live në “Facebook” në 11:00.

Protesta 1

Protesta 2

Artikulli paraprakNjë bashkëbisedim me Sylvia Iparraguirre
Artikulli tjetërStudentët ironi me Ramën: “Dialog me ‘Ukën’ në orën 11:00”!