Studentët mesazh Ramës: “Kemi vendosur të marrim situatën në dorë”!

Studentët janë shprehur sërish të vendosur për të çuar deri në fund kauzën e tyre. Ata u shprehën se nuk i besojnë kryeministrit Edi Rama, dhe nëse ai kërkon dialog atëherë le të dalë nga kryeministria.
Një prej studentëve ka deklaruar se, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen atëherë ditët e ardhshme protesta mund të agravojë në dhunë.
‘Kemi vendosur të marrim situatën në dorë, duke bllokuar rrugët dhe duke bërë mosbindje civile. Kemi vendosur që të mos bëhemi ende të dhunshëm pasi besojmë se kërkesat tona do të realizohen. P mundohemi akoma ta mbajmë protestën e qetë, por nuk ju garantojmë se do të jemi edhe në ditët në vijim. Nëse kërkesat tona nuk plotësohen do të ketë përshkallëzim të protestës e cila mund të shkojë edhe në dhunë. I themi Ramës mos ki frikë, hajde këtu. Nëse do dialog hajde këtu, pasi ne nuk shkojmë aty brenda, pasi kemi patur edhe kërcënime. I themi Ramës hajde bëje dialogun me kushtet tona, ne të vumë atje ne të heqim fare mirë’, tha një nga studentet.
Ndërkohë që një tjetër student u shpreh se kryeministri është treguar arrogant me ta, por as kjo arrogancë nuk do të mund ti përçajë studentët..
‘Studentët do të protestojnë për çdo të drejtë që do ju mohohet. Ne presim vendime zyrtare jo reagime në rrjete sociale. I themi Ramës që fëmijën e vet ta çojë në sistemin arsimor shqiptar. Deri tani ne nuk kemi besim tek Rama sepse ai është treguar arrogant për kauzën tonë, ne presim vendime’, u shpreh një tjetër student.

Exit mobile version